Klan Kosova FM – Radio-stacioni më i dëgjuar në vend

Në Klan Kosova FM e “Dëgjon i Pari Lajmin e Fundit“… lavdërohen shpesh ato spikeret e Prishtinës, madje i përdorin disa sllogane se është “radio-stacioni më i dëgjuar” i Kosovës – mbase do jetë e vërtetë, vetë s’e kemi idenë, sepse rrallë apo dhe fare s’e “dëgjojmë” (duke qenë pakëz larg nuk dëgjohen dhe aq) – sidoqoftë, sot e dëgjuam pakëz, mbaroi muzika dhe ia filluan lajmet, ajo spikerja lexonte me shpejtesi 100km/h, aso “blitz” lajme shkurt e troç, lajmet sadopak më “kryesore” të mëngjesit ishin: në ora 17 (7 Gusht 2025) qytetarët duhet të mblidhen tek sheshi “Skënderbeu” për të protestuar, vetëm Kurti dhe Lista S… paskan heshtur, nuk paskan “thirrur” për t’marrë pjesë në protestë, përndryshe të tjerat parti mjaft të bujshme, qytetarët s’bën të harrojnë, “patjetër” duhet ardhur sepse protesta ka t’bëjë me “padrejtesinë”, do protestohet për “drejtësi”… dhe kështu dmth. protestojnë sa protestojnë, pastaj pa vajtur fare në shtëpi, ashtu të uritur nga sheshi Klan Kosova FM i ftonte qytetarët të shkojnë në stadiumin Fadil Vokrri sepse do ketë futboll, në ora 20 ndeshje fort interesante : )
(s. guraziu – ars poetica, gusht 2025)

[ Klan Kosova FM – Radio-stacioni më i dëgjuar në vend ]

Mbulesa (Coverage in Kosovo) – Frekuenca (Frequency): 95.2, 90.8, 100.9, 105.7 MHz

Disa radio-stacione tjera kosovare

– Radio 1 – 98.0 FM – Pejë
– Glam Radio – 88.6 FM – Prishtinë
– Radio Prishtina – 89.8 FM – Prishtinë
– Capital FM – 92.1 FM – Prishtinë
– Paper Radio – 91.1 FM – Prishtinë
– Radio Helix – 104.4 FM – Prizren
– Radio Tema – 94.9 FM – Ferizaj

Klan Kosova është një kanal kabllor televiziv privat me seli në Prishtinë. U themelua në v. 2008 dhe u lançua në v. 2009 si degë e TV Klan nën mbikëqyrjen e mogulit mediatik nga Shqipëria, Aleksandër Frangaj. Aktualisht është një nga transmetuesit privatë më të njohur në vend. Transmetuesi qe themeluar nga nevoja për të qenë në hap me zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe për t’u afruar me Shqipërinë. Klan Kosova është në pronësi të KGO Media Investments Holding, një kompani me seli në Shkup.

Pronar – Kushtrim Gojani (KGO Media Investments Holding)
Zona e transmetimit – Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Gjermani, Zvicër
Personat kryesorë – Barlet Imami (drejtor menaxhues), Fidan Syla (drejtor teknik)
Kanalet simotra – Klan Kosova FM (radio)
Selia qendrore – Rruga Lidhja e Pejës, Parku Industrial, Prishtinë


Klan Kosova is a Kosovan private cable television channel based in Pristina, Kosovo. It was founded in 2008 and launched in 2009 as a Kosovan affiliate to TV Klan under the supervision of media mogul Aleksandër Frangaj. It is currently one of the most popular private broadcasters in the country. The broadcaster was born out a need to answer to the latest developments in Kosovo and to get closer to Albania. It is owned by KGO Media Investments Holding, a company based in Skopje.

OwnerKushtrim Gojani (KGO Media Investments Holding)
Broadcast area – Kosovo, Albania, North Macedonia, Montenegro, Germany, Switzerland
Key peopleBarlet Imami (managing director), Fidan Syla (Technical director)
Sister channelsKlan Kosova FM (radio)
Headquarters – Lidhja e Pejës Street, Industrial Park, Pristina