“Pema e Dijeve” – Skematika e degëzuar e njohurive njerëzore!

(s. guraziu – ars poetica, j 2019 – pema e dijeve si simbol i shumëllojshmërisë, dhe njëkohësisht i unitetit të gjithçkaje)
[ …teksti më poshtë nga autori Manuel Lima – “The Book of Trees: Visualizing Branches of Knowledge”, 2014 ]

“Marrëdhënia jonë zanafillore, simbiotike me pemën, mund të sqarojë pse skematika e degëzuar ka siguruar jo vetëm një motiv ikonografik të rëndësishëm për artin dhe fenë, por gjithashtu ka ofruar një metaforë të rëndësishme për sistemet e klasifikimit të njohurive.
Gjatë gjithë historisë njerëzore, struktura e pemës është përdorur për të shpjeguar pothuajse çdo aspekt të jetës: nga lidhjet e afrisë-farefisnisë e deri tek virtytet kardinale, nga sistemet e ligjeve deri tek fushat e shkencës, nga përdegëzimet biologjike deri tek sistemet e bazës së të dhënave.
Ka qenë një model kaq i suksesshëm për të shfaqur grafikisht marrëdhëniet, sepse në mënyrë pragmatike shpreh materializimin e shumëllojshmërisë (e përfaqësuar nga trashëgimia e përdegëzimit; trungjeve, degëve, gjetheve) dhe unitetin (trungu qendror themelor, i cili është i lidhur me rrënjët, si burim ose origjinë e përbashkët.)”

***
m’u kujtua po ashtu dhe “pema kabalistike e jetës dhe degët e urtësisë“, me të cilën hermetistët kabalistë, nëpërmjet 10 sefirotëve, simbolikisht e përfaqësojnë gjithë universin e madje dhe krijimin universal – kabalizmi hermetik është një traditë ezoterike e mistike perëndimore, s’duhet ngatërruar me kabalizmin hebraik, e as me kabalizmin e krishterë (pasi ka pra dmth. mjaft lloje 🙂 e shtova dhe “pemën kabalistike