Foto interesante shkrepur nga droni!

(s. guraziu – ars poetica, 2019)
…foto interesante shkrepur nga droni – kohëve të fundit, viteve të fundit “pingultësia” fotografike ka filluar më duket interesante, sepse psh. si mund të fotografohej ndryshe gryka e një krateri të “gjallë” vullkanik, përveç se me dron… apo nëse rri pingul mbi vullkanin me helikopter, kuptohet se ashtu do ishte e mundur, mirëpo ashtu do ishin foto tepër të “shtrenjta”, do kushtonin shumë, dihet se aparati fotografik ka kohë që është shpikur por rrallë e përmallë shihnim fotosh të tilla sepse jo të gjithë fotografët kishin helikopter, kushtonte shumë helikopteri madje dhe me “qera”, ndërsa sot gjithkush mund ta ketë dronin në dispozicion, do mundesha dhe vetë madje, tjetër që s’më duhej sepse fotograf i dobët, apo më saktë s’jam fare fotograf, s’kam madje as kamerë – aty ku ishin postuar s’kishte të dhëna për autorët, fotot qenkan 2 vite të vjetra mirëpo meqë unë vetë s’i kam parë… për mua të “reja” : )