Britanikët, “kampionë të zvarritjes” së borxheve!

(s. guraziu – ars poetica, j 2019 – koment)

Se shtetet i paguajnë borxhet e veta dhe pas 300 vjetësh, nuk e kam ditur!
Hm… nëse borxhet u zvarritkan dhe me shekuj, atëherë vajë halli për Greqinë, uroj që grekët pra t’ia dalin t’i shlyejnë borxhet jo më larg se shek. XXVII : )
Ruana zot nga falimentimet e shteteve, uroj që Shqipërisë t’mos i “japin huazime” të mëdha, as Kosovës – kurrë aq shumë sa të kalohet 5-miliardëshi i borxhit total të shtetit (tani për tani 5-shja është diç si “siguresë” : )

S’më ka shkuar mendja, dmth. s’e kam marrë me mend se borxhet bën të “zvarriten” dhe 2-3-4-5 shekuj! Mësova se Britania e Madhe duhet t’i “shlyejë” ca borxhe të vjetra që nga v. 1711. Britanezët u dashka të paguajnë dhe një pjesë borxhi prej 218 milionë… lidhur me kapitalet e një kompanie të falimentuar “South Sea Co” (borxh me origjinë që nga v. 1711), pastaj për obligacione të lëshuara në v. 1752, e që qenkan përdorur për t’i financuar luftrat “Napoleonike” dhe ato të Krimesë, pastaj për Aktin e Shfuqizimit të Skllavërisë në v. 1835, si dhe për një huadhënie tjetër (lidhur me një fatkeqësi të irlandezëve në v. 1847).

Sinqerisht uroj që grekët t’mos i zvarritin borxhet njësoj si britanikët (sipas meje këta qenkan kampionë të “zvarritjes” : )
Pasi të flitet për qindra miliarda borxh (si në rastin e grekëve)… janë vërtet shumë. Qofshin dhe normat e interesit të ulëta (nga huadhënësit, nga bankieret, nga FMN-istët, nga global-istët : ) mirëpo borxhet kthehen në “shekullore” kur paratë e huazuara janë vetë aso shumash të mëdha, “astronomike”.
Nëse një qeveri s’ia del t’i mbajë “huazimet e veta brenda kontrollit”, shumat e nevojshme për ta paguar borxhin pastaj fillojnë ta tejkalojnë kapacitetin e vendit për gjenerimin e parave nga taksapaguesit ose nga rritja ekonomike. Dhe kështu problemet fillojnë e bëhen të rënda e më të rënda…