Problemi shekullor matematikor, dhe “mosmarrëveshja”!

S. Guraziu – Ars Poetica, J 2019 (Koment – rreth diçkaje si “mosmarrëveshje”!)

(…njëra ndër teoremat më “intriguese” në historinë e matematikës, dhe përpara provës së suksesshme të saj, njihej si teorema me numrin më të madh të “provave të pasuksesshme”, ishte madje dhe në librin e Rekordeve të Guinness si “problemi më i vështirë matematikor”…)

***
Një letër ose email i ardhur sot nga Saimir Lolja (Kanada), dhe në të cilën ai thoshte se me ne fund artikulli i tij “Prova e Teoremes së Pierre de Fermat” qenka publikuar (ngjitas ai dhe kishte atashuar lidhjet se ku mund te shkarkohej PDF-dokumenti), fillimisht më gëzoi, natyrisht.
Pasi është lajm i madh kur një shkencëtar ia del dhe e zgjidh ndonjë problem shekullor, pa le nese fjala te jete per nje shkencetar shqiptar.

Kjo teoremë qenka konceptuar për herë të parë nga Pierre de Fermat në v. 1637 (ai paska pretenduar se kishte një provë per problemin, ama pervec vërejtjes… sipas de Fermat, prova do ishte teper e gjate që te zinte vend në margjinat e njeres faqe te “Aritmetikes” se perkthyer)
(ndonëse, s’duhet mohuar, pakëz i çuditshëm dhe justifikimi i Fermat, thua se ai s’mund ta gjente një copë letër dhe ta “provonte”, thuase vetem ne margjinat e nje faqeje te mbushur duhej te “provoheshin” teoremat e shkencës : )

Lajmi i Saimirit pra më gëzoi, afërmendsh që na ngjallin gëzim e na bëjnë të ndihemi krenarë prurjet dhe kontributet e shkencëtarëve shqiptarë, në akëcilin drejtim.

Mirëpo pastaj sikur m’u “shua” buzëqeshja dhe ngela i hutuar 🙁 pasi në Enc. Britannica rreth kësaj çështje thuhej se matematicienët që nga viti 1993 konsideronin se zgjidhja e te ashtuquajtures “Shimura-Taniyama-Weil conjecture” do t’ishte e barabartë ose njësoj me provën e teoremës së Pierre de Fermat.

Prova e parë e suksesshme e “Shimura-Taniyama-Weil conjecture” (dmth. dhe e “Teoremes së Pierre de Fermat”) qenka publikuar nga Andrew Wiles rreth 35 vjet më parë, zyrtarisht (e korrektuar), u publikua në v.1995, pas 358 vjet përpjekjesh nga matematicienët. Prova qenka përshkruar si një “përparim mahnitës” në justifikimin e çmimit Abel, me të cilin arritja e Wiles qe nderuar në v. 2016.

Gjithsesi ishte kjo njëra ndër teoremat më “intriguese” në historinë e matematikës, dhe përpara provës së suksesshme të saj, njihej si teorema me numrin më të madh të “provave të pasuksesshme”, ishte madje dhe në librin e Rekordeve të Guinness si “problemi më i vështirë matematikor”.

Vetë Saimiri e ka cekur se “oqeanit të matematikës i shtohen në vit rreth 200.000 teorema të botuara në revistat shkencore”, dhe po ashtu vetë Saimiri e ka përdorur shprehjen e Leonardo da Vinçit “thjeshtësia është përkryerja më e skajshme” (simplicitas est ultimum ruditatis), e prapë s’kuptoj pse Saimiri pretendon provën e diçkaje që është provuar 35 vjet më parë… apo dhe ok, kjo s’ka diç të keqe, por pse pra nuk e cek askund, sëpaku ta thjeshtësonte duke mos iu shmangur faktit se “shapi i 200.000 provave” të pasukseshshme dhe “sheqeri i 1 prove” të suksesshme janë ndarë tashmë e para disa dekadave!

Enc. Britannica – Fermat’s last theorem – Mathematics
https://www.britannica.com/science/Fermats-last-theorem

Wikipedia – Wiles’s proof of Fermat’s Last Theorem
https://en.wikipedia.org/wiki/Wiles%27s_proof_of_Fermat%27s_Last_Theorem