[ “bunkerët” energjitikë dhe elektriciteti – nëse s’keni ditur ç’është elektriciteti ja rasti të mësoni : ) ]
…duke i “studiuar” burimet e CBS (Centraal Bureau voor de Statistiek, të Holandës – është diç si ASK e Kosovës, apo INSTAT e Shqipërisë), isha bërë kureshtar të lexoja rreth “bunkerëve” të energjisë (siç ashtuquhen) dhe ndërkohë mësova po ashtu ç’është elektriciteti, e dija pakashumë por jo aq saktë : )
…[ elektriciteti ] rrjedhë elektronesh që përdoren për të ndriçuar llambat, ose të operojnë lavatriçet (makinat e larjes). Elektronet janë grimca themelore atomike me ngarkesë negative që rrjedhin për arsye të dallimsisë potenciale (dmth. të kësaj ngarkese negative, elektrike)…
– – –
…[“bunkerët” energjitikë ] furnizimi me karburante për lundërtarinë ndërkombëtare dhe aviacionin civil, për anijet e transportit dhe fluturaket që nisen nga portet – aeroportet holandeze dhe arrijnë në destinacionet e vendeve të botës. Në balancin energjitik faturat “bunkerike” konsiderohen si formë e eksportit dhe nuk llogariten si energji në dispozicion për konsum të vendit. “Bunkerët” energjitikë sipas sektorëve nuk janë të njohur – thotë sqarimi i CBS
(s. guraziu – ars poetica, t 2025)

