Dy-vërtetësia – Përparimi dhe Përkeqësimi i Shqipërisë 2015-2024

…duhet të pajtohemi me 2 të vërteta 100% të vërteta, ose (në rastin më të keq) me 2 të vërteta gjysmë-të vërteta (dmth. 50% të vërteta), urojmë t’jetë e para, meqë ashtu-keshtu e pamundur t’jetë e treta, pasi të vërtetat 0 % të vërteta nuk ekzistojnë : )

…nga një video-fragment (postuar në Fb-faqen zyrtare të z. Berisha, gjatë 2025) patëm mësuar se Shqipëria qenkësh përkeqësuar mozomokeq, për disa gjëra përkeqësim 100% (psh. Zbatimi i Ligjit, të Drejtat Civile etj.) – e patëm dëgjuar për disa minuta duke folur në Kuvend, ai i ka burimet e veta për statistikat e tilla dhe merret me politikat, ne s’merremi me politikat por këto shifrat i patëm parë dhe ne diku, sa i përket Indeksit statistikor (ku bazohej ai), i patëm besuar fjalët dhe indinjatën e tij (dhe ende i besojmë, sepse siç thamë, i kemi parë dhe vetë) – sidoqoftë, problemi kryesor i Shqipërisë politike ishte-është se ekzistojnë “2 të vërteta” (madje dhe me statistikat, me shifra-ekonomikat, me mediatikat.. etj. me gjithçka) – nga ana tjetër z. Rama pohonte (dhe ende pohon) absolutisht të kundërtën, as që bëhet fjalë për prapangelje, sa për prapavajtje ruana zot, larg qoftë, fjalët e z. Berisha s’jane gjë tjetër por “mëkat” i madh, hyrje në hak të Shqipërisë, armatosur me të vërtetën e vet z. Rama fliste-flet për përparime gjigante, ekspertët e tij të kabinet-qeverisjes na lënë gojëhapur me lloj-lloj infografikash statistikore të përparimit, dhe meqë e vërteta absolute nuk ekziston (thonë filozofët), meqë deri sot (per 3 dekada) s’e kemi gjetur cila e vërtetë më madhe se tjetra, me fjalë paksa më ndryshe meqë s’dimë e vërteta e cilës palë është më e “vërtetë”, më e kulluar, më e vërtetueshme, atëherë i bie se duhet të pajtohemi me 2 të vërteta 100% të vërteta, ose (në rastin më të keq) me 2 të vërteta gjysmë-të vërteta (dmth. 50% të vërteta), urojmë t’jetë e para, meqë ashtu-keshtu e pamundur t’jetë e treta, pasi të vërtetat 0 % të vërteta nuk ekzistojnë : )

[ Shih faqen zyrtare të z. Berisha në Facebook, videoja padyshim ende do jetë në linjë ] Sipas fjalëve të tij nga video-fragmenti – Indeksi i përgjithshëm për Shqipërinë, në v. 2015 ishte në vendin > 52 – ndërsa në v. 2024 prapavajtje mozomokeq, në vendin e 89 < (2024)

Korrupsioni (2015) 78 – 107 (2024)
Diç tjetër… (2015) 52 – 106 (2024)
Zbatimi i Ligjit (2015) 86 – 114 (2024)
Të drejtat civile (2015) 55 – 101 (2024)
Drejtësia Penale (2015) 46 – 92 (2024)
Prapë diç si përkeqësim (2015) 62 – 106 (2024)

(s. guraziu – ars poetica, 2026, ripostim, plotësuar + përmirësuar – qëllimi ynë ishte ta ilustrojmë 2-vërtetësinë sa më vërtetësisht, si fenomen unik i politikës shqiptare, dukej e lehtë por doli aspak e lehtë, s’është kurrë e lehtë me të vërtetat, patëm hasur në vështirësi, postimi na pati ngelur i cunguar, i paverifikuar, i pavërtetuar, urojmë tani që dhe lexuesi eventual i postimit tonë të çlirohet sadopak për 2-vërtetësinë e vërtetuar : )