As 400 vjet pas Kepler, s’di për Marsin asgjë : )

(sguraziu – ars poetica, shkurt 2019 – as 400 vjet pas Kepler, vetë s’di për Marsin asgjë : )

…ec e mos u mahnit me gjenialitetin e gjenive, i paralelizova grafikat e Kepler (dikur, para shekujve) dhe të NASA (sot) – ç’është e vërteta unë mund të di aty-këtu ndonjë detaj kur t’më teket të lexoj, për fat të mirë di të lexoj, kaq, e saktë kjo : )

Johannes Kepler (1571-1630) – Astronom, astrolog dhe matematikan gjerman, figurë kyç e revolucionit shkencor të shek. XVII, i mirënjohur për Ligjet e lëvizjes planetare, për librat “Astronomia nova, Harmonices Mundi” si dhe “Epitome Astronomiae Copernicanae”, vepra që ishin bazamenti ose gurthemeli lidhur me teorinë e mëvonshme të Njutnit rreth gravitacionit universal.

***
…sa më përket mua vetë, as 400 vite pas babaxhanit Kepler (madje dhe duke patur Internetin si mega-biblioteke e denjë), nuk di për Marsin asgjë, nuk di as sa dinte Galileo, ai kishte madje dhe teleskop, unë kurrë s’pata dhe s’kam ndërmend as ta blej : ) di se babilonasit e quanin “Nergal”, egjiptasit e lashtë i thoshin “i kuqi, ose kuqaloshi” (har deker), hindu-popujt e vjetër i thoshin “Mangala”, kinezët s’e kam idenë si e quanin…, di që ne sot ia themi Mars, ok, mund të di dhe ndonjë gjë tjetër, kur t’më teket aty-këtu të di se ç’thotë NASA apo ESA (jo se ditkam por di t’i lexoj infot dmth : ) ndonjë detaj si psh. derisa atmosfera tokësore është kryesisht “azotike” (78%) dhe “oksigjenike” (21%), në Mars oksigjeni ndoshta s’arrin as 0.1%, tutje thuhet se “ftohtësia” marsiane mund të zbresë deri -143°C, “ngrohtësia” ngjitet deri 35°C (gjithsesi mesatarja është prore “minusore” prej – 60°C), tutje gravitacioni është rreth 63% më pak “tërheqës” sesa ai i Tokës (dmth njerëzit atje do t’kërcenin pikërisht si ai Carter-i i Marsit, ai personazhi fiksional nga Virgjinia e ShBA (veteran i Luftës Civile Amerikane) i stisur nga shkrimtari Edgar Burroughs, tutje viti marsian zgjatë plot 687 ditë, dmth. pothuaj 2 vite tokësore, kjo “zgjatje” sepse ka të bëjë diç me eliptikat e tij, si dhe sepse është në distancë nga Dielli + nja 50 milionë km më laaaararg sesa Toka…

Grafikat:
1 – Diagram mahnitës nga J. Kepler i trajektores gjeocentrike të Marsit përmes periudhave të lëvizjes së dukshme prapavajtëse (Astronomia nova, 1609)
2 – Opozicionet e Marsit 2003-2018 (NASA)