Lakshmi – Hindu-perëndesha e Pasurisë dhe e Fatit

Lakshmi (Fatmirësia) – perëndeshë e pasurisë dhe prosperitetit, konsiderohet të jetë pjesë e çdosecilës femër të kësaj bote. Simbolet e saj janë lulja e lotusit, monedha e florinjtë, elefantët që spërkatin ujë. Lakshmi shihet po ashtu si perëndeshë e fatit, ajo e gjeneron prosperitetin, pastërtinë, bujarinë, madhështinë, shkëlqimin e personalitetit, hijeshinë, dmth. shihet si mishërim i bukurisë dhe i bollëkut.

Zakonisht përshkruhet si një grua me katër duar që simbolizojnë qëllimet e njerëzimit: duart ose krahët e saj janë Dharma (kërkimi i një jete të virtytshme dhe etike), Artha (kërkimi i pasurisë shpirtërore), Kama (kërkimi i dashurisë, përmbushjes ndjesore, emocionale) dhe Moshka (arritja e vetë-njohurisë).

Si perëndeshë e pasurisë, emri Lakshmi do t’thotë “fat i mirë”, nderohet çdo të premte në altarin brenda shtëpive të adhuruesve të saj, pasi ajo sjell pasurinë e begatinë familjare. Mirëpo nëse Lakshmi nuk trajtohet me respekt, nëse të jetë përbuzur ajo mund dhe të hidhërohet, eventualisht e inatosur mund të sjellë fatkeqësi dhe varfëri.

(sguraziu – ars poetica, shkurt 2019)

Fotot:
– Raja Ravi Varma – Lakshmi, Perëndesha e Pasurisë,1896
– Imazhe në stilin e foto-manipulimit nga një kampanjë reklamatike indiane
– Lakshmi (autori i panjohur)