Meloni nuk është as xhuxhulushe as e shkurtër, sa duket nëpër fotot, jo… është diç si ato “mashtrimet optike”, thjesht Rama është një Arushan shtatmadh si Ciklop-Gjigant i mitologjisë, Meloni në fakt vishet “keq, pa stil”, i vesh ca sako 7 numra jashtë masës së vet, pantallonat po ashtu… dhe pastaj duket si ndonjë xhuxhulinë-pinokiolinë.
Deshëm të themi dhe të vijmë tek e vërteta që Meloni është “lule” shtatlartë, krahasuar me Xhuxhi-Mbretin e Italisë, i cili pati mbretëruar jo më pak por 46 vjet, nga v. 1900 deri në abdikimin e vet në v. 1946
Historia thuase qe tallur me fatin e shqiptarëve, do ishte madje dhe “Xhuxhi-Mbreti” i tyre, i njohur si Emanueli III, Italia atëbotë pandehte se bota do ta njihnin dhe si Mbret legjitim i Shqipërisë, defacto dhe ishte – dmth. mbret i shqiptarëve pas okupimit të Shqipërisë nga Musolini, të cilin dora vetë Xhuxhi-Mbreti e pati bërë Kryeministër në v. 1922.
Viktor Emanueli III ishte Mbret i Italisë gjatë kohës së ngritjes së Musolinit në pushtet dhe gjatë pjesës më të madhe të diktaturës së tij. Ndërsa për t’u “ëmbëlsuar” historia akoma më shumë, Galeazzo Ciano, i cili nën diktaturën e Musolinit shërbeu si Ministër i Jashtëm, ishte dora vetë dhëndri i Musolinit (ishte martuar me Edda Musolinin, vajzën e Benitos). Ciano ishte figurë e shquar nën regjimin fashist dhe shihej si pasardhës i mundshëm i Musolinit.
Si ministër i jashtëm i Italisë fashiste, si i “afërt”, i përkëdhelur i Musolinit, Galeazzo Ciano e ka vizituar Tiranën, madje dhe ka mbajtur fjalime për shqiptarët e Tiranës, fjalime për elitën politike të kohës, i përcjellur nga Sheqfqet Vërlaci etj., dhe kështu dmth. historia vetëm sa do mjaltosej, dora vetë dhëndrri i Musolinit, i cili e kishte “pushkë” me Himlerin e me Fuhrerin, qe nderuar duke e shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës.
(sguraziu – ap, j 2026)





