Fjalori Elektronik i Shqipes…

…më në fund dhe SHQIPJA me fjalor të denjë internetik, dikur moti pandehja se do përgatitej me herët… rreth v. 2015 thosha, por joooo, u desh 2026-a, 1 dekadë vonesë apo dhe 1 dekadë ngutje (nga unë : ) sidoqoftë URIME na qoftë të gjithëve, urime gjithë shqiptarëve anembanë – anise personalisht nuk pajtohem me faktin që e kishin bërë t’mos kopjohet asnjë fjalë, asgjë… sipas meje ashtu vështirësohet përdorimi për neve njerëzit, vetëm robotët e Internetit e gëzojnë 100%, ç’kuptim ka të ndalohet kopjimi i ndonje fjale a fraze, si të citohet ndonjë diç që ia vlen ? askush s’ka të drejtë për cenimin e të drejtave, për abuzime e ripublikime, të gjitha të drejtat i takojnë Akademisë… nuk është çmendur kush t’ua “vjedh” të drejtat Akademive, pse t’mos shfrytëzohet materia sa më plotësisht dhe lirshëm, duhet t’jetë sa më lehtë për përdoruesit, Shqipja s’është “pronë” e askujt dhe as e Akademisë, është e të gjithëve, sipas meje RESTRIKSION 100% i PAKUPTIMTË, neve na ndalohet kopjimi… ndërsa AI-robotët prapa kënaqen duke e kopjuar gjithë materien, më mirë do e shkruajnë Shqipen AI-makinat e Internetit se unë, madje dhe AI-t kineze do dinë më mirë Shqip se unë, s’kanë menduar fare për këtë, është dhe inat : )

(gjithsesi, ia dola ta kopjoj adresën, trakën e shfletuesit s’kanë ditur si bëhet e pakopjueshme, apo ndoshta s’kanë të drejtë, e kanë lënë të kopjueshme)

[ https://fjalori.online/ ]