Sibila Libiana, në Cappella Sistina, Pallati Apostolik, Vatikan

S. Guraziu – Ars Poetica, M 2018

gjithçka që është e fshehur do të zbulohet” – profecia e Sibila Libiana sikur lidhet me thënien e mirënjohur për të “vërtetën” – e vërteta është ngjashëm si dielli, ndonjëherë dielli sikur struket diku prapa zymtësisë, fshihet prapa reve dhe rrezet nuk depërtojnë, por herët a më vonë shfaqet e gjithë pastërtia e drites…

Fjala sibilë (nëpërmjet latinishtes) vjen nga fjala e vjetër greke “sibylla”, e që do t’thotë profeteshë. Sipas mitologjisë greke Sibila Libiana ishte krye-priftëresha profetike e Orakullit të Zeus-Amonit në shkretëtirën e Libisë – njëra nga profecitë e njohura të Sibila Libiana ishte parashikimi i saj për ditën kur “gjithçka që është e fshehur do të zbulohet”.

Plutarku na rrëfen që, pas themelimit të Aleksandrisë, Aleksandri i Madh e pati vizituar profeteshën Sibila Libiana, dhe ajo ia pati konfirmuar “hyjnoren” e tij si dhe faktin e të qënit Faraon legjitim i Egjiptit.
Mitologjia thotë se Sibila Libiana ishte vajza e Zeusit dhe e Lamisë (dhe që kjo e fundit ishte e bija e Poseidonit, vëllait të Zeusit), mitologjia po ashtu “spekulon” se Lamia mund të ketë qenë nëna e Skilles, përbindëshit të ngushticës së detit (në anën tjetër të ngushticës jetonte Haridba), Skilla qe shfaqur për të parën herë në peomën epike të Homerit, dhe ku ai na rrëfen se si kryetrimi i odiseadës së bashku me trimat ndeshen me përbindëshat dhe me rreziqet, më vonë… dmth pas Homerit, miti qe zgjeruar e adaptuar, më pastaj miti e “përshkruante” Skillen të ketë qenë një nimfë e bukur e cila qe kthyer në një përbindësh.

(studimi, dhe puna finale nga Mikelanxhelo)