Edwin Austin Abbey – Lamtumira e Kordelisë (detaj), 1897-98

Edwin Austin Abbey (1852-1911) – Lamtumira e Kordelisë (detaj), 1897-98

(sguraziu – ars poetica, shk 2019 – pak fjalë)

Tablloja e piktorit Abbey na e paraqet lamtumirën e Kordelisë bazuar në dramën (tragjedinë) shekspiriane, por nuk ka prova të mirëfillta historike për ekzistencën e saj (vetë drama e Shekspirit, dhe gjithçka bazohet në disa pseudo-kronika të shek. XII), gjithsesi Kordelia ishte një mbretëreshë legjendare e britonëve, ishte vajza më e vogël e mbretit Leir, dhe mbretëresha e dytë e Britanisë para-romake (rishtas, mbreti Leir dmth. s’duhet ngatërruar me “Mbretin Lir” të Shekspirit, emri “Leir” dhe ai i versionit të Shekspirit “Lear” ka sëpaku 1 germë dallim : ) paçka se Shekspiri bazohej në të njëjtin).

Pra “Mbreti Lir” (King Lear) është një tragjedi e Shekspirit (bazuar në mbretin Leir, i cili mund të ketë qenë real diku rreth shek. VIII ose IX, rrëfimi për të na vjen nga shek. XII), dhe Kordelia është një personazh imagjinar në dramën e tij.
Mirëpo as versioni i Shekspirit s’ishte i “vetmi”, kishte po ashtu një dramë elizabetiane “Mbreti Leir” (pa autorësi) rreth jetës së mbretit të dikurshem Leir, qe botuar në v.1605. Sipas disa shkollarëve (psh. J. Fitzpatrick, 2004), popullariteti i kësaj periudhe i Kordelisë (e kjo vlen edhe për frymëzimin e Shekspirit) ishte ndoshta sepse pakashumë roli i saj si një mbretëreshë heroike ishte i “krahasueshëm” me mbretëreshën Elizabeta I.