(s. guraziu – ars poetica, 10 mars 2026)
(…duke i “studiuar” simbolet, zbulova se o lezbo-feminizmi ka plagjiarizuar nga nazi-maoizmi, ose këta të fundit e patën vjedhur idenë e logo-feminizmit : )
…se Partia Socialiste e Shqipërisë gjoja e ka plagjiarizuar logon e Partisë Socialiste të Spanjës, logo e dizajnuar për PSOE nga Cruz Novillo në v. 1977, dhe se PS e Shqipërisë pa lejen e tyre thjesht e ka “vjedhur” logon (duke ia ndryshuar vetëm ngjyrën), e kam hasur shpesh dhe gjithandej (sëfundi dhe në wikipedia, en)… meqë rishtas më doli sonte, vendosa ta “studioj” sepse e dija që nuk mund t’jetë e vërtetë, e dija se logoja e Internacionales Socialiste është e njëjta, thjesht e kthyer nga e “majta” (anise nuk e dija sa e vjetër është dhe prej nga zanafilla)…
…dhe ja DEMANTIMI i thjeshtë i “akuzave” të pabaza të spanjollëve, në fakt dizajneri spanjoll e pati kopjuar paksa logon e dizajnerit francez, e pati kopjuar idenë origjinale duke e ndryshuar sadopak (personalisht, si dizajn versioni i spanjollit më pëlqen më shumë), por dhe holandezët e patën kopjuar, në fakt e gjithë “bota socialiste” e ka kopjuar të njëjtën, sepse “trëndafili si simbol i socialistëve mund të trasohet gjer diku rreth v. 1880 – andaj as që bëhet fjalë për plagjiaturë të socialistëve shqiptarë… no way, sorry ju comrades spanjollë por vetëm kopje, jo ‘plagjiaturë’…
…sidoqoftë gjatë procesit, duke i “studiuar” simbolet, zbulova se o lezbo-feminizmi ka plagjiarizuar nga nazi-maoizmi, ose këta të fundit e patën vjedhur idenë e logo-feminizmit, plagjiaturë fort simpatike : )



