Evropa & Azia Bashkuar nga Muzika – Eurovision Asia 2026

(Senad Guraziu – Ars Poetica, 12 Maj 2026 – Koment)

Festivali i Këngës Eurovizion, Vjenë, 2026… deri tani, nata e parë ishte pothuaj “shumë epike për të qenë e vërtetë” : ) Por ka +2 net tjera plot me muzikë, kështu që do shohim, mund t’bëhet dhe më mirë, pasi dhe “e kundërta i ka kufijtë e vet”. Gjithsesi, ç’është e re këtë vit (2026) është ana biznesore e Festivalit të Këngës Eurovizion, diç unike është fakti që Evropa + Azia do shkojnë tutje “të Bashkuara”. Festivali 70-vjeçar evropian i muzikës tani po bëhet Global, ose të paktën Euro-Aziatik. Në Nëntor do ta kemi Festivalin e Këngës Eurovizion 2026 Azi – e gjithë Euro-Azia synohet të Bashkohet nga Muzika.

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka njoftuar se Festivali i parë i Këngës Eurovizion Azi do t’mbahet në Bangkok më 14 Nëntor 2026. Dhjetë shtete janë konfirmuar deri tani, ndërsa priten dhe konfirmime tjera. Kështu që dmth. Eurovizioni zgjerohet në Azi. Ky është lajmi, dhe është lajm i madh – por “mendimi im i parë” ishte vallë pse duhet të quhet edhe në Azi “Eurovizion”? Festivali i Këngës Eurovizion Azi… çfarë shakaje, Evropa NUK e zotëron fjalën “vizion” : )

Le ta themi atë që është totalisht afër mendjes, atë që është e qartë kristal. Azia është më e madhe se Evropa, në aq shumë “aspekte”, Azia nuk është thjesht një “fusnotë” në fund të faqes Evropë. Është kontinenti më i madh në Tokë – nga sipërfaqja, nga popullsia, nga diversiteti kulturor. Nëse ndonjë rajon meriton t’i emërojë festivalet e veta të muzikës, atëherë është Azia. E megjithatë, plani i EBU-së është të mbajë prefiksin “Euro” duke ia ngjitur “Azinë” në fund si bisht, thuase kontinenti më i madh i planetit t’na ishte thjesht një franchise-lokacion.

Ky vërtet diç si aso biznesi që na detyron të xigëlohemi (për të qeshur), është pothuaj njësoj sikur NASA t’u thoshte të gjitha agjencive hapësinore kineze apo indiane, mirë, shumë bukur… por duhet ta përdorni “NASA” si prefiks, ne ishim të parët që bënim biznes me “hapësirën” kështu që dhe e zotërojmë markën. Ose pothuaj ngjashëm siç kur Trumpidenti e ndërton një mur përgjatë kufirit meksikan, dhe pastaj Kina kërkon të mos quhet “Muri i Madh i Meksikos” sepse nuk është as grandioz as nuk shihet nga orbita, është thjesht një gardh, kur bëhet fjalë për mure madhështia u takon kinezëve : )

Dhe jo vetëm Azia, çdo kontinent duhet t’i ndjekë rregullat e EBU-së, e njëjta logjikë vlen kudo. Thuase festivalet e këngës të kontinenteve na qenkan njësoj si “World Got Talent”. Nëse Azia e lançon një festival nën markën Eurovizion, vallë si do ia bëjë Afrika? Po Amerikat? Duhet tani dhe ata të kërkojnë leje nga EBU për ta festuar muzikën e tyre nën emrin “Eurovision”? Biznesi është biznes, por sigurisht që jo, term-bishti “vision” nuk është i Evropës, është universalitet.

Festivali aktual Eurovizion i përket Evropës. Kjo fare në rregull, dhe është aq mirë. I ka 70 vjet histori, dhe askush nuk dëshiron t’ia zvogëlojë faktet as meritat. Por termi “vizion” nuk është pronë evropiane. EBU nuk zotëron konceptin e një festivali muzikor gjoja të televizivizuar. Dhe modeli i biznesit “të bashkuar nga muzika” funksionon po aq mirë – madje më mirë – kur kontinentet i përdorin emrat e tyre sipas qejfit.

Ja çfarë duhej të kishte qenë, ose duhet të jetë, dhe sipas nesh është aq e thjeshtë, Eurovizion – për Evropën, i takon Evropës. Pikë. Azivizion – për Azinë, përkujdesur nga Azia, për Azinë. Afrovizion – për Afrikën, përkujdesur nga Afrika, për Afrikën. Panvizion (ose çfarëdo emri që u përshtatet më së miri) – për Amerikat.

Asnjë union transmetimi nuk duhet t’i mbajë gjoja çelësat e fjalës “vizion” për gjithë planetin. Muzika nuk ka nevojë për një markë tregtare të grykësisë evropiane, gjoja për t’i “bashkuar” njerëzit e planetit, na u bashkuaka planeti për 3 net në 3000 vjet pa pa pa. Muzika ka nevojë thjesht për një skenë të denjë, mundësisht jashtë politikave dhe paragjykimeve. Mendoj se kjo është arsyeja pse të mëdhenjtë e Azisë, Kina, India etj. ende të heshtur, 3 miliardë njerëz siduket nuk i pëlqejnë “euro-prefiksat” kur bëhet fjalë për krenarinë e Azisë. Dhe kjo është thjesht logjike, 100% në rregull.

Lajmi i mirë është sjellja e Azisë në familjen e Eurovizion, më vete, është një gjë e mirë. Afërmendsh dhe kjo, më shumë muzikë, më shumë shtete, më shumë lidhje. Kombet pjesëmarrëse – Bangladeshi, Bhutani, Kamboxhia, Laosi, Malajzia, Nepali, Filipinet, Korea e Jugut, Tajlanda, Vietnami – meritojnë duartrokitje për hapin përpara.

E megjithatë, rishtas, shtohet pyetja pse Kina dhe India ende të “heshtura”? Duartrokitjet për bërjen biznes me 10 shtete nuk janë e njëjta gjë me “dorëzimin”, shpesh rezistenca e heshtur bënë zhurmë po aq sa dhe muzika : ) Azia e meriton emrin e vet për koncertiadat ndërkombëtare. Hunda e Evropës s’e ka vendin në pjatën aziatike. Afrika meriton emrin e vet për vizionet muzikale. Amerikat i meritojnë emrat e tyre, ose emrin e tyre së bashku. Eurovizioni është dhurata e Evropës për botën, nuk është pronësi e mendësisë së Evropës mbi gjithë botën.

Azia, Afrika etj. kanë të drejtën e tyre legjitime të thonë “Të Bashkuar nga Muzika” – Po, kjo qëndron. Mirëpo të nashkuar nën “Euro” – ndoshta Jo, faleminderit. Kemi pasur aq shumë “Euro” gjatë historisë sa që tani thjesht ndjehet si klishe : )

***
Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka njoftuar një zgjerim të madh: Festivali i Këngës Eurovizion Azi do lançhet më 14 Nëntor 2026, me Bangkokun si qytet pritës. Ngjarja shënon herën e parë që festivali ikonik – i njohur për ndërthurjen e pop-muzikës origjinale, për shfaqjet skenike të ndërlikuara dhe për votimet e publikut – do të organizohet posaçërisht për një audiencë aziatike, duke ruajtur emrin dhe formatin “Eurovision”.

Sipas EBU-së, edicioni aziatik do ta ndjekë të njëjtën strukturë si origjinali evropian: shtetet pjesëmarrëse do t’zhvillojnë shfaqje përzgjedhëse kombëtare për ta zgjedhur përfaqësuesin e tyre, të ndjekur nga një finale e madhe live në Bangkok. Eventi do prodhohet në partneritet me Channel 3 të Tajlandës dhe S2O Productions.

10 shtete janë konfirmuar për edicionin inaugurues, ndërsa më shumë pjesëmarrës pritet të njoftohen në muajt e ardhshëm:
– Bangladeshi (NTV)
– Bhutani (Bhutan Broadcasting Service)
– Kamboxhia (TV5 Cambodia)
– Laosi (Vientiane Capital Television / VTE9)
– Malajzia (Media Prima / TV3)
– Nepali (Himalaya TV)
– Filipinet (ABS-CBN)
– Korea e Jugut (ENA, prodhuar nga PK Inc.)
– Tajlanda (Channel 3) – shteti pritës
– Vietnami (Vietnam Television / VTV3)

EBU, që e koordinon Festivalin origjinal të Këngës Eurovizion, i ka 113 organizata anëtare në 56 shtete, plus 31 anëtarë të asociuar në Azi, Australazi, Afrikë dhe Amerikë. Edicioni aziatik do zhvillohet së bashku me Voxovation, një kompani prodhimi e specializuar për evente “live”.

Sllogani për festivalin e ri do të mbetet “Të Bashkuar nga Muzika” – e njëjta frazë e përdorur për versionin evropian – por me pjesën e shtuar “Mbarë Azia”. Nuk janë publikuar detaje të mëtejshme lidhur me biletat, oraret e transmetimit ose për pjesëmarrjen e mundshme të shteteve tjera si Kina, India, Pakistani apo Japonia.