Unë s’i bëra “lajka”…

ky djaloshi e paska ndalur veturën, i paska ndihmuar kësaj gruas rreth ngarkesës së gomarit dhe klikuesit e Fb e paskan bërë “hero” – unë s’i bëra “lajka”, anise videoja ishte fort e popullarizuar, i kishte me dhjetra-mijëra “lajka” : )

…nëse t’mos e kishte postuar videon në publik, respekt për këtë djaloshin 100% – meqë e ka postuar na vjen keq, ndoshta as 30%, sepse është me shumë për “klikomaninë” e Fb, sorry – Amishët e Amerikës jetojnë jashtë mediave totalisht dhe 1 milion këso vepra për Amishët janë normale, s’janë për t’u mburrur as për t’u krenuar, ata s’e kanë idenë e Fb – madje do thosha (meqë e keni postuar) 70% respekt i takojnë gomarit që s’ju ka “paditur”, ju ka falur, sepse i keni shkelur të drejtat e një kafshe pa e pyetur as sa “peshë” i mban kurrizi i tij –
nëse keni nevojë për heroizma të vërtetë s’është nevoja Fb – sa më larg Fb, egotizmi juaj shpaloset në Fb, sorry (ky është opinioni im i “ashpër”, po aq sa ai i Hagës ndoshta, ca ditë më parë)…

(21 shtator 2026 – koment në Fb)