[ audio, atashuar: Ramize Caka & Sala Bekteshi – “Djalë i Ri në atë Gurbet” ]
Sala Bekteshi, krenaria e Bllacës, krenaria jonë e këngëtimit, krenaria e folkloriadës kosovare dhe mbarëshqiptare – në këtë inçizim të vjetër (më shumë se 25 vite i vjetër), në duet me shoqen e vet, këngëtaren Ramize Caka, me ngrohtësinë artikuluese dhe zërin e ëmbël të nivelit “Shkurte-Shyhrete”, me kualitetin vokalistik të atyre lartësive (me çfarë dhe na bëjnë krenarë të gjithëve, sepse i njëjti rang artistik), nga përspektiva e mallit dhe e shpresës, nga përspektiva e pritjes së një vajze të vetmuar, diku në vendlindje (si tematikë e këngës)… i këndojnë “djaloshit në gurbet, të dashurit diku larg, gurbetxhiut të ri diku në ndonjë shtet të Evropës a të botës…
…një këngë e vetme (atëbotë, kur qe inçizuar) i përfaqësonte me mijëra ose panumër vajzash kosovare të asaj kohe, kur vështirësitë politike, ekonomike e sociale e kishin arritur kulmin (ca vite tutje do vinte dhe lufta), kur pjesa dërrmuese e rinisë duke u larguar nga Kosova, duke ia mësyer Zvicrës, Gjermanisë etj. me shpresën për të gjetur punë dhe sadopak si “sakrificë për familjen”, me kursim e me vuajtje, për t’i ndihmuar familjes në situatën skajshmërisht të rënduar…
…kënga (e duetit Sala-Ramize, “djalë i ri në atë gurbet“) sikur tërthorazi lidhet me gjithë “pasqyrimin” emocional e ndjesor të asaj periudhe, e dhimbshme ta kujtosh se ku e patën katandisur ekonominë kosovare, pas 1990-s për 1 dekadë të tërë, aparatura millosheviqeske e dhunës dhe e poshtërimit e pati shembur çdo sistem të mundshëm, qenë pezulluar të gjitha rutinat ordinere të qytetarisë e të mbijetesës, qenë mbyllur të gjitha “dyert” e arsyes… çfarë presioni ka përjetuar populli kosovar në atë kohë, qoftë dhe vetëm nga aspekti ekonomik, kam përshtypjen sikur vështirë të kapërthehet me fjalë…
…një popull të tërë e patën hedhur në rrugë, nje popull i tërë sikur qe kthyer në kukulla të heshtjes, një popull i tërë si “sistem paralel i mbijetesës”, qoftë me ekonominë, me arsimin e me gjithçka, papunësi dhe skamje gjithandej, papunësi e krijuar artificialisht me dhunë, sistematikisht për 1 dekadë duke e vrarë shpresën dhe mbijetesën me aparatin policor e paramilitar, me ultimatumin kriminal të Millosheviqit (o pranoji kushtet e regjimit serb, o në rrugë, dhe kështu i gjithë populli në rrugë), sheshet, kafenetë e çajtoret plot njerëz duke i qarë hallet e mbijetesës, duke u vërdallur drejt askundësisë, si marioneta të poshtëruara, të përbuzura, marioneta të vuajtjes tek gjymtyrët kurthuar me lloj-lloj fijesh të absurdit, duke ua nëpërkëmbur dhe të drejtat më bazike, duke ua shkelur denjësinë dhe të drejtat më themelore si qytetarë…
…në aspektin psiko-kulturor dhe artistik, dmth. tematika e këngës lidhet me panumër vajzash, me panumër zemrash të njoma, me panumër dashuri të rinisë që u desh ta përjetonin ndarjen dhe vuajtjen, kënga sikur i rrumbullakëson të gjitha vuajtjet vajzërore dhe djaloshare të asaj periudhe të vështirë – sot, dihet se mbi 10% e popullatës kosovare ndodhet në Zvicër, pa i përmendur as Gjermaninë as shtetet tjera të Evropës, dmth. 10% është shuuuumë për një popullsi 2-milionëshe, gjithsesi Kosova do i jetë mirënjohëse Zvicrës për jetë e mot, humanizmi dhe qasja solidare e Zvicrës ngelet përjetësisht në zemrat e miliona shqiptarëve…
(senad guraziu – ars poetica, 27 shtator 2026)

