Holanda megjithatë “JO” Eurovision-it 2027 ! (Shtojcë)

(s. guraziu – ars poetica, 27 tetor 26)

…gjithçka kemi thënë deri tani bie në ujë dhe duhet të ndryshket, tashmë Holanda definitivisht “JO” Eurovision-it 2027 : )

…para 1 muaji (më 23 Shtator 2026) Holanda sikur qe penduar për mospjesëmarrje në Eurovison, dhe pata shkruar se megjithatë “Po”, do marrim pjesë në Eurovision 2027 ! Sepse ashtu patën thënë lajmet, në TV dhe gjithandej. Madje pata bërë shaka se fleksibiliteti i politikave holandeze kurrë s’ka patur ndonjë “elasticitet” më elastik : )
Elasticiteti u vërtetua 100% – mirëpo doli se qenkësh akoma më kompleks sesa ne pandehnim, tashmë pas 1 muaji (27 Tetor 2026), rishtas lajmet desh na çuditën – NPO tashmë thotë megjithatë “JO”. Sepse, siduket, s’paskan mundur ta gjejnë askend që të “pajtohet” për pjesëmarrje, dhe dmth. lajmi i para 1 muaji “zhvlerësohet”, tashmë rishtas vlen “JO” në Eurovision 2027!

Uroj t’jetë ky vendimi më vendimtar, vendimi më vendosur – kemi thënë “Jo”, kemi thënë “Po”, jemi penduar, kemi dyshuar, kemi menduar, kemi pranuar, refuzuar, jemi pajtuar… e prapë gjithçka kemi thënë deri tani bie në ujë dhe duhet të ndryshket, tashmë Holanda definitivisht “JO” Eurovision-it 2027 : )

 

Holanda megjithatë “PO” Eurovision-it 2027 !

(s. guraziu – ars poetica, 23 shtator 26)

…në Dhjetor të 2025 pata shkruar se Holanda definitivisht i tha “Jo” Eurovision-it 2026 ! Për herë të parë në 24 vite Holanda do rrinte jashtë këtij kontesti muzikor të Evropës. Si arsye pati qenë POLITIKA ndërkombëtare, meqë Izraeli lejohej të merrte pjesë në Eurovision 2026, disa vende do tërhiqeshin, ndër to dhe Holanda, e po ashtu dhe Spanja e “5-shes së Madhe eurovizionale”. Transmetuesi AVRO-TROS do deklaronte se Holanda s’do merrte pjesë në Eurovision 2026…

…ashtu dhe pati ndodhur, u pikëlluam rreth trazirave politike, rreth luftrave të botës dhe të vendosur i thamë “bye” Eurovisionit, dmth. Holanda, Islanda, Irlanda, Sllovenia dhe Spanja zgjodhën t’mos merrnin pjesë në shenjë proteste ndaj luftës së Izraelit në Gaza. Do ishte ky numri më i madh i vendeve bojkotuese në historinë e Eurovision, që nga v. 1970…

➔ Postimi i plotë [ https://letrat.eu/?p=21206 ]