“Romeo e Xhulieta” – California Shakespeare Theater!

(sguraziu – ars poetica, prill 2019)

…improvizimet fushore të Kalifornisë ma kujtuan këtë foton e maceve (aty ku ishte postuar fotoja e maceve shkruante “Romeo e Xhulieta”, paçka se macet mund ta kenë patur me gjithë mend, dmth. fotografisti i ka zënë ashtu, por ato s’ishin duke aktruar : )

“CalShakes” ose “California Shakespeare Theater” është një teatër fushor, dhe meqë është enkas për dramat shekspiriane kuptohet ndonjëherë duhet luajtur dhe “Romeo e Xhulieta”, dhe rishtas meqë s’ka ballkon në fushë… natyrisht duhet improvizuar me shkallare e me lloj-lloj vinçash – në foton e google shihen aktorët Dan Clegg (si Romeo) dhe Rebekah Brockman (si Xhuliaaa gjoja duke e përqafuar të dashurin e vet nga “ballkoni” : )