Historia, dhe Wikipedia!

…është e dhimbshme për ndërgjegjen e kombit kur inteligjenca përdoret për fabrikazh të gjoja “fakteve” (nga klanokraturash të organizuara), nganjëherë sikur më “dhimbsen” historianët që duhet ta shkruajnë historinë (më dhimbsen ata që historinë e trajtojnë si shkencë të mirëfilltë), më bëhet sikur askush s’e ka më të vështirë sesa historianët tanë – disa gjëra që i gjej andej-këndej më mahnitin, aq e dhimbshme kur pagandat e opinionet e klanokratëve serviren si “gazetari” (njësoj si klanokracia “a la thaçi” e kosovarëve, sëpaku për 1 dekade, nga 2000-2010 ky “fenomen” mund të hetohej gjithandej) – gjithsesi, historia jone s’mund t’jetë “histori” nëse shkruhet siç ia bëhet me “artikujt” në Wikipedia, kot e mprehin dhëmbin thaçistet, hoxhistet, rugovistet, enveristet… shkencat shqiptare s’janë më aso në “pelena”, dhe as shkencash “lazdrushe” : )
(S. Guraziu – N 2018)

majtas, screenshot i emailit, Maj 2015, dhe djathtas të dhena nga Wikipedia (Shqip) – nuk di kush i shkruan gjerat ne Wikipedia, kush i formulon, kush i verifikon, kush i kontrollon… apo ndoshta secili për vete