DIS – Daytona International Speedway, nga ajri

(sguraziu – ars poetica, shtator 2019)

…pakashumë të gjithë dinë për “Daytona 500”, një lloj gare prestigjioze automobilistike 800-kilometërshe (në njërën nga seritë kombëtare amerikane të këtyre eventeve sportive – pasi ka disa sosh si seri, bie fjala në të njëjtin vend mbahen dhe gara me motoçikletat), “Daytona Speedway”, e ndërtuar para 60 vitesh, 1959… është pra vendi nga ku na vijnë ato imazhet “dramatike” nëpër TV-spotet spektakolare, imazhe të veturave që rrotullohen, që digjen e përplasen (tekefundit… unë ende i mbaj mend aso slajdesh disasekondeshe që nga kur isha kalama : )