Danny Rayel – Zemra që lulëzon, 2016

(sguraziu – ap, shtator 2017)

Danny Rayel (24 vjeç – Trinity College, dhe Middlesex University, Londër) – bazuar në prezantimin nga ai vetë, Danny është një pianist dhe kompozitor i melodive të ndryshme instrumentale, sipas nënzhanreve muzikore të ashtuquajtura epike, emocionale, gotike si dhe i muzikave për filmat. Ai thotë se sfondi muzikal i tij është i influencuar nga tinguj të epokës së Barokut, nga tinguj klasikë e romantikë, e po ashtu dhe nga tinguj të veçantë të muzikave keltike, folklorike dhe gotike.
S’i kam dëgjuar të gjitha muzikat e tij, natyrisht… njëra nga meloditë titullohet “Blossoming Heart” (Zemra që lulëzon, ose… në lulëzim e sipër, ose ngjashëm : )