Antonio Vivaldi – Stuhia (nga “Katër Stinët”), 1725

(sguraziu – ap, shtator 2017)

…për rock-kitaristët e viteve ’80, dëshmia se mund të ekzekutonin pjesë të ndryshme nga “Katër Stinët” qe bërë diç si “medaljon” i nderit (e sidomos “Stuhia” ishte apogjeu i krenarisë akrobatike të rock-gishtave 🙂
Katër Stinët (Le Quattro Stagioni) është njëra nga veprat më të njohura të Vivaldit, publikuar në v. 1725 në Amsterdam. E po ashtu ndoshta dhe njëra nga veprat më famoze… për gjithë periudhën e Barokut të vonë. Adhuruesi më i madh i “Katër Stinëve” padyshim duhet të ketë qenë mbreti i Francës, Luigji XV.