1913 – Evropa duke e “qetësuar” Shqipërinë!

Gjatë Luftës së Parë Ballkanike të viteve 1912-13, Serbia dhe Mali i Zi kryen një numër të madh krimesh kundër popullatës shqiptare.

Evropa: oh, qetesohu… my baby
Shqiperia: si mund te qetesohem me gjithe kete zhurme “infernale” rreth e rrotull?
Evropa: epo, bëj siç bëj dhe unë, pretendo sikur s’ke veshë fare

Pavarësia e Shqipërisë ishte tashmë fakt, edhe pse një “shtet-bebe” (ose infantil, sic e quante “Londra”), gjithsesi në fund të v.1912, Porta e Lartë e pati njohur autonominë e “Vilajetit” Shqiptar.
Sipas raporteve ndërkombëtare (psh. ngjitur djathtas “Report of the International Commission… on the Balkan War”, 1914, afro 500 faqe, i cili mund të shkarkohet nga Internet Archive – University of Toronto, Robarts Library) u kryen një seri masakrash nga ushtria dhe paramilitarët serbë e malazezë. Qëllimi i dëbimeve të dhunshme dhe i masakrave të shqiptarëve ishte manipulimi statistikor përpara Konferencës së Ambasadorëve në Londër, e cila duhej të vendoste për kufijtë e rinj të Ballkanit.
Sipas llogarive të asaj kohe, rreth 20.000 deri 25.000 shqiptarë u vranë në masakrat. Ndërsa si “krahasim” me luftën e fundit, sipas raportit te publikuar në v. 2014, “BalkanSight – List of Kosovo War Victims”, thuhej se qenë vrarë gjithsej 10.415 shqiptarë.

S. Guraziu – Ars Poetica, 2014 (Koment – Karikature e shtypit te Londrës, 1913)