Proudhon – Qeveria, Drejtësia dhe Morali i saj!

T’jesh i qeverisur – Qeveria, Drejtësia dhe Morali i saj!
(S. Guraziu – Ars Poetica, Sh 2017)

Sipas anarkistit të parë (që e njeh bota filozofike-teorike-ekonomike), Pierre-Joseph Proudhon, t’kesh punë me “qeverinë” s’është dhe aq për lakmi:

T’jesh i qeverisur do t’thotë të jesh i mbikëqyrur, i inspektuar, i spiunuar, i dirigjuar, i drejtuar me ligj, i numëruar, i rregulluar, i regjistruar, i indoktrinuar, i larë trush, i kontrolluar, i rikontrolluar, i vlerë-caktuar, i vlerë-matur, i cenzuruar, i komanduar nga krijesa që nuk kanë as të drejtën, as diturinë dhe as virtytin të qeverisin.
I qeverisur do t’thotë të jesh në secilin operacion, në secilin transaksion i shënuar, i regjistruar, i diskutuar (i dyshuar), i taksuar, i stampuar, i përcaktuar, i numëruar, i vlerësuar (i dyshuar), i licencuar, i autorizuar, i qortuar, i privuar, i ndaluar, i riformuar, i korrigjuar, i dënuar.
Është nën pretekstin e shërbimeve publike dhe në emër të interesit të përgjithshëm të detyrohesh për kontribut, i ushtruar, i zhvatur, i shfrytëzuar, i monopolizuar, i detyruar, i shtrydhur, i mashtruar, i grabitur; dhe, për rezistencën më të vogël, pas fjalës së parë të ankesës, të jesh i shtypur, i gjobitur, i keqpërdorur, i ngacmuar, i gjuajtur, i abuzuar, i rrahur, i çarmatosur, i pranguar, i ngulfatur, i burgosur, i gjykuar, i dënuar, i tradhtuar; dhe për të kurorëzuar gjithçka, i tallur, i përqeshur, i përbuzur, i shkelur, i çnderuar. Kjo është qeveria; kjo është drejtësia e saj; ky është morali i saj.”
[ P-J Proudhon – “Idée générale de la révolution au XIXe siècle” ]

[ Notë shtesë ]

S’e kam idenë si e quajnë ekonomistët shqiptarë filozofinë ekonomike të Proudhon, “Mutualisme”?!
Dmth. që t’ishte shqipërimi i termit origjinal në sinkroni me termin i cili përdoret shqip. Gjithsesi, ndoshta i thonë Mutualizmi, është pra si teori ekonomike dhe si kahje mendimi e shkollës filozofike të Anarkizmit, e cila bazohet në mendimet e politikanit francez Pierre-Joseph Proudhon (1809-1865). Thuhet se Proudhon ishte i pari që deklaroi të jetë “anarkist” dhe gjerësisht konsiderohet njëri nga teoricienët më me influencë të ideologjisë së Anarkizmit.

[ Piktura: Gustave Courbet – Proudhon dhe fëmijët e tij, 1865 ]