Bajroni dhe “Frankeshtajni” si inkurajim!

SG – Ars Poetica, Sh 2014

Me një mike po i ndërronim batutat e mesazhet ashtu “ping-pong”, në bisedë e sipër ra fjala për Frankeshtajnin dhe unë mësova diç të re, mikja foli për një fabulë interesante, paska patur një “konkurs”… e unë nuk e dija këtë detaj – ja do ta zgjeroj pakëz sepse më duket kam nxjerr diç nga fabula.

Bajroni dhe Percy Shelley së bashku me gruan e këtij të fundit, Mary, ishin në Zvicer, dhe thanë se do bënin një konkurs se kush prej tyre do krijonte poezinë ose prozën më të bukur. Tema ishte: të shkruanin për vampirët. Për dallim nga zotërinjtë, Mary s’kishte përvojë, s’kish shkruar kurrë më parë. Kështu iu futën punës të tre. Pas “deadline” Mary e paraqiti si krijim të vetin “Frankenstein”. Kur e lexuan Bajroni dhe Shelley filluan ta inkurajojnë që ta rishkruajë dhe ta zgjerojë sepse, sipas tyre, ishte histori mjaft e bukur dhe interesante.

Dhe dmth. kështu lindi Frankeshtajni, ai Frankeshtajni që e njohim, më i famshëm ndoshta sesa Çajld Haroldi…
Meqë nuk e dija këtë detaj të konkursit helvetik, së bashku me buzëqeshjen ia ktheva mikes një shaka fare të shkurtër, dy fjalë. Ndonëse doja t’i thosha:
shih moj, nëse në të ardhmen lexon diç interesante, diç si temë unike nga unë, dije se më ka inkurajuar ndonjë Bajron i famshëm (duke aluduar që neve fillestarëve shpesh na inkurajojnë pakëz, një shtytje e vetme duhet… pastaj ua kalojmë dhe vetë Bajronëve, pastaj thjesht s’kemi të ndalur!)

Fotoja:
Douglas Walton (si Percy Shelley) Elsa Lanchester (si Mary) dhe Gavin Gordon (si Lord Byron) në “Nusja e Frankenshtajnit”, 1935