Sylvia Plath (1932-1963) – Disa foto, dhe Koment

S. Guraziu – Ars Poetica, Dhjetor 2016

disa foto të poetes Sylvia Plath – e cila vuante dhe qe katandisur në një gjendje të rëndë depresive, i mori jetën vetes në moshën 30 vjeç duke lënë prapa 2 fëmijë të vegjël, dhe vëllimin “Ariel”… si doreshkrim mbi tavolinë – libri qe publikuar dy vite më vonë, dhe i solli famë gjithandej, burri i saj Ted Hughes (poet i famshëm, që “rrinte” me të mëdhenjtë si psh. T. S. Eliot, W. H. Auden etj) u ndesh me akuza për braktisje, për censurim, për abuzim te saj… – sa ishte gjallë poetja njihej për talentin e veçantë poetik vetëm nga një grup i kufizuar njerëzish, dy librat e botuar qenë pritur me dashamirësi por nuk shiheheshin si diç e jashtëzakonshme, shumica e poezive që ajo i niste për gazetat e revistat refuzoheshin – fama e Sylvia Plath erdhi vetëm pas vdekjes së saj.

***
…më kujtohet filmi “Sylvia” (ndoshta para më shumë se 10 vite) flet për romancën mes Sylvia Plath dhe poetit Ted Hughes (Sylvia qe luajtur nga Gwyneth Paltrow, ndërsa Hughes nga “agenti 007”, Daniel Craig 🙂 – atëbotë më qe dukur se Paltrow, e përzgjedhur për rolin e poetes Sylvia, dhe ishte “okay” sa i përket pamjes, por jo dhe Daniel Craig për rolin e poetit Ted Hughes (pra e kam fjalën vetëm sa i përket pamjes, jo për aktrimin o diç tjetër)…

***
…mbaruar së lexuari “Claiming Sylvia Plath: The Poet as Exemplary Figure”, nga M. Egeland, publikuar më 2013