Mr Bean dhe “Karrocat e Zjarrit” (Olimpiada e Londrës, 2012)

(sguraziu – ap, mars 2020 – multimedia të ndryshme, pak fjalë)

…muzika e kompozitorit grek Vangelis, “Chariots of Fire” (Karrocat e Zjarrit), e ka një “notë” interesante rreth së cilës vërtitet performanca e Mr. Bean (akti i Rowan Atkinson ishte nderim, qe nderuar “botërisht” me rastin e Olimpiadës) – tërë kohën i qe dashur të kujdeset për 1 tastë të vetme (padyshim ju kujtohet), dhe i ngrati që t’mos “vdiste” nga mërzia do merrej me çapkënllëqet e veta, e pati zënë madje dhe gjumi…

Chariots of Fire (Karrocat e Zjarrit – frazë e “huazuar”… ose me origjinë nga Bibla) është një film britanik i v. 1981, i bazuar në historinë reale të dy atletëve të Olimpiades 1924, njëri merr pjesë i motivuar nga besimi, feja, nga dashuria për Zotin, ndërsa tjetri (një hebre anglez) merr pjesë për t’i tejkaluar ose për t’i kapërcyer paragjykimet.
Atëbotë, pra 40 vjet më përpara, filmi në fjalë do t’i fitonte 4 çmime “Oskar”, përfshirë dhe Oskar për Muzikën më të mirë origjinale, kompozuar nga Vangelis (edhe muzika ashtu titullohet, Karrocat e Zjarrit).

Performanca “live” e Mr. Bean e përfshinte dhe një truk videografik (mjaft bukur i realizuar) ku ai, ashtu me hilet e peripecitë e veta, i mund ata vrapusit e filmit (dmth. ata atletët duke stërvitur përgjatë plazhit, duke u bërë gati për olimpiadën, pothuaj 100 vjet më përpara)…

https://www.youtube.com/watch?v=CwzjlmBLfrQ&feature=youtu.be&t=41

(shtojcë)
Dihet, ta fitosh mirënjohjen nga Akademia… për muzikën, për aktrimin, për efekte vizuale, për teknikash e lloj-lloj meritash, është arritja më e madhe, sikur dhe mirënjohja më e madhe në lëmin e kinematografisë. S’ka tjetër vlerësim më të madh, është ngjashëm si ta fitosh Nobelin për kontributin në shkencat e Fizikës, Medicinës, për kontributin në rrafshin e humanizmit e paqes, për kontributin në Letërsi. Ajo statueta, të cilën marrin ata që e meritojnë (së bashku me publicitetin, me famën publike), është ngjashëm si të të ndahet “Nderi i Kalorësisë” nga Mbretëresha (në fakt statueta dhe është një “kalorës”, statujë e punuar në stilin “Art Deko”). Madje-madje dhe vetë filmat që fitojnë Oskarë, e sidomos nëse 3-4-5 sosh, duhet t’jenë “krenarë”, sa për të involvuarit, qofshin aktorë a regjisorë, të gjithë ata që merren me filmbërjen, patjetër se do jenë krenarë. “Çmimet e Akademisë” për meritat artistike si dhe për ato teknike (për fjalën e fundit të arritjeve në industrinë filmike) i ndanë Akademia e Arteve dhe Shkencave Kinematografike (AMPAS), vit për vit. Mbase Oskar më e lehtë të thuhet, dhe ashtu jemi mësuar, tingëllon gjaaaaatë “çmimet e akademisë”, natyrisht nënkuptohet që janë çmime akademike, por krahasuar me “Nobel” sikur “Oskar” e humb pakëz atë tingullimën “akademike”, andaj po doja të them, nëse t’më “dëgjonin” do propozoja t’ia ndërrojnë emrin, s’bëj shaka : )