Morgan Page – “Rruga më e Gjatë”, 2008

RRUGA MË E GJATË

Muzika: Morgan Page, “The Longest Road”, 2008
Këndon: Elisabeth C. Maurus (Lissie: pseudonim artistik)
Teksti: Elisabeth Maurus, Morgan Page

Xunxa gjogut, dhe ikim
shkojmë aq larg sipas qejfit
Xunxa dhe minierë ari
Vend tjetër, kohë tjetër
Gjithë yjet prushi më i ndritshëm
Qerret parkuar, yjet aq shkëlqyes
për ta fshehur errësirën
Në oborr mbretëron qetësia
Xunxa dhe pluhur i florinjtë,
karrocat rehatuar
Ke humbur kërkim-domethënien
e bredhjes
Nëse aq shpesh i “goditur”
nga dashuria
Nëse gjithë ato pasuri i preferon
për mua, më tepër sesa dashurinë time
Atëherë je nisur rrugës më të gjatë
për në askund
Do i sheshosh plaçkat tua
dhe do ngelesh atje
Xunxa dhe minierë ari,
pluhur kuajsh shtresëzuar kohës
Është jeta ime, koha ime,
do arrijmë askund
Minierë ari, vend tjetër, kohë tjetër
Më mbaj, më duaj
Do gjendet shpresa jonë, më ndiq pas
Të tjerë presin për të, ti në pritje
po ashtu
Duke u tundur në të, duke shuar
mallin në të
Nëse kupën time e mbush
me gjithçka që sipas teje duhet
Për t’patur nga ku të flasësh

Atëherë je nisur rrugës më të gjatë
për në askund
Do i sheshosh plaçkat tua
dhe do ngelesh atje

– – –

© 2008, Elisabeth Maurus, Morgan Page [ në shqip: sguraziu, m 2020 ]

– – –

Floriri i zemrave mbase është “valuta” e dashurisë – “Rruga më e Gjatë”, 2008

[sg – ap, mars 2020 – multimedia të ndryshme, pak fjalë ]

…lirikat e disa muzikave shpesh na duken sipërfaqësore, na duken fraza e klishe të “rëndomta” (sepse, ashtu fluturimthi, sikur na përvidhen “prapa” muzikës, sikur na ikin diku përtej “veshëve”) mirëpo nëse pakëz ta vrisnim mendjen ç’thonë, ndodhë na mahnitin sa thellë i “gërmojnë” poetikat – në rastin e “Rruga më e Gjatë” (bashkautorësi e E. Maurus dhe M. Page) ta konceptosh dashurinë me qasjen e “etheve të floririt”… mbase dhe s’është aq e vështirë, e gjitha çfarë duhet është ta “shalosh gjogun” : ) duke pretenduar ta gjesh minierën tënde, ama sipas autorëve fjala do jetë për rrugën e gjatë drejt askundësisë, qasja e tillë do jetë kërkim-bredhje e destinuar për dështim, sipas tyre dashuria është e thjeshtë (ndoshta si një “amebë”), aq e thjeshtë por njëkohësisht dhe aq komplekse, s’mund ta arrish me floririn e të gjitha minierave të botës, pasuria materiale dhe synimi për ta arritur lumturinë duke kërkuar “minierat…” është vetëm pretekst (mendësi a la “cowboys”, mendësi “ethesh të florinjta”, për ta arsyetuar gjoja vetë kërkimin), pasi floriri i zemrave (njëmendësia e ndjesisë) është “valuta” e vërtetë e dashurisë, është ai thelbi me të cilin lumturia jonë do ishte falas, s’do na kushtonte gjë – natyrisht s’ka si mohohet vërtetësia e kësaj, psh. edhe Jennifer Lopez të njëjtën na e thotë, edhe ajo thoshte “love doesn’t cost a thing” (dashuria s’kushton gjë), madje Lopez është vetë dëshmia e dëshmisë, aq modeste, e mban titullin “mbretëresha e prapan*** dhe as mburrje as krenari, nga ana tjetër ka grumbulluar sa të duash miliona të suksesit, sa të duash pasuri… dhe çfarë, mos vallë duhet tani të themi se qenka pasuruar duke i mbledhur “taksat” e dashurisë, do shkisnim në një pellg mëkatesh sa vetë “deti i zi”, do hynim në hak, s’duhet ngatërruar gjërat, tjetër janë taksat e bukurisë dhe të efekteve; shitja e parfumeve, e koncerteve, e vithe-efekteve, e lloj-lloj fenomeneve prapa-nistike e të ngjashme… jo pra, disa gjëra të biz-estetikave s’duhet ngatërruar, dashuria ishte dhe ngelet falas, pikë : )

 

– – –

The Longest Road (Deadmau5 Remix)