Ekocidi – Brengat rreth mbarëvajtjes ekzistenciale të njerëzimit!

sguraziu – ars poetica, j 2020

[ …sa i përket ngrohjes globale, planeti është duke “vluar” nga lloj-lloj aktivitetesh socio-politike e shkencore, bota kurrë s’ka qenë më e trazuar“Rebelët e Zhdukjes” është një lëvizje globale mjedisore-ekologjike – në kuadër të protestave vitin e kaluar e patën bllokuar dhe London Stock Exchange, sepse ndër të tjera aty “tregtohet me shendetin ekologjik të planetit”, qenë nevojitur mbi 10.000 policë t’i mbanin protestat nën kontroll ]

***
Në “letrën” e ashtuquajtur enciklike titulluar “Laudato si‘”, 2015 (me nëntitullin “rreth kujdesit për shtëpinë tonë të përbashkët“) e cila “letër” në fakt s’është letër por 1 libër prej 184 faqesh, Papa e kritikon konsumizmin (apo konsumerizmin) dhe zhvillimin e papërgjegjshëm industrial, ai qahet për degradimin e mjedisit dhe për ngrohjen globale, si dhe u bën thirrje të gjithë njerëzve të botës të ndërmarrin “diç shpejtë dhe të bashkuar globalisht”.
Papa Françesku është i pari latino-amerikan të zgjedhej “Papë”, dhe në 12 shekujt e fundit është i pari “jo-evropian” – sidoqoftë si Pape ai është udhëheqësi i Kishës Katolike, kur ai e shpreh një mendim për botën që na rrethon kjo nënkupton zëri i tij është në emër të gjithë katolikëve aneskaj rruzullit.

Citatin që po ngjes këtu nga “Laudato…” megjithatë ka t’bëjë me mediat sociale, e zgjodha me shkas:
Marrëdhëniet reale me të tjerët, me gjithë sfidat që marrëdhëniet ndërnjerëzore sjellin, tani kanë tendencën të zëvendësohen nga një lloj komunikimi në Internet i cili na e mundëson t’i zgjedhim ose t’i eliminojmë marrëdhëniet sociale, duke krijuar kështu një lloj të ri të “emocionit” artificial (fals), i cili më shumë ka t’bëjë me pajisjet dhe ekranet sesa me njerëzit prapa tyre dhe me natyrën. Mediat e sotme na e mundësojnë të komunikojmë dhe t’i ndajmë njohuritë e pëlqimet tona me të tjerët. Megjithatë, ndonjëherë na izolojnë nga kontakti i drejtpërdrejtë me dhimbjen, frikën, gëzimin e të tjerëve dhe me kompleksitetin e përvojave të tyre personale…” – Papa Françesku, “Laudato si”, 2015

E pra, të ndërmerret “diç shpejtë dhe të bashkuar globalisht” (siç pati bërë thirrje 4-5 vite më parë), diç të tillë e lehtëson platforma Facebook, apo jo. Pa mediat sociale as organizimi dhe koordinimi i protestave të “Rebelëve të Zhdukjes” në 56 vende të botës ndoshta s’do ishte i mundur aq lehtë e shpejtë.

***
Sa i përket ngrohjes globale, planeti është duke “vluar” nga lloj-lloj aktivitetesh socio-politike e shkencore, bota kurrë s’ka qenë më e trazuar (ose tekefundit Evropa s’ka qenë kurrë më e trazuar). “Rebelët e Zhdukjes” është një lëvizje mjedisore globale (tani aktive në 56 vende, 639 grupe aktive) duke përdorur mosbindjen civile të jodhunshme për ta detyruar qeverinë e një vendi të ndërmerr hapa konkret në mbrojtjen e sistemit klimatik e mjedisor, bie fjala rreth humbjes së bio-diversitetit, rreth rrezikut të dështimit a shembjes sociale, ekologjike etj.

Në v. 1992 shkencëtarët e “brengosur” mjaft zhurmshëm i patën rënë “Alarmit për Njerëzimin”, në vitin 2015 Vatikani e publikoi dokumentin “Laudato si”, letër enciklike që i adresohej gjithë botës lidhur me “shpëtimin e shtëpisë së përbashkët” (planetit), në vitin 2017 mbi 15.000 shkencëtarë e nënshkruan një “Alarm…” akoma më urgjent, në v. 2019 më shumë se 13.000 shkencëtarë nga 156 shtete të botës e forcuan “Alarmin…” e 2017-ës me një deklaratë “Paralajmërimi i Emergjences Klimatike”, duke theksuar se “shkencëtarët e kanë detyrim moral ta paralajmërojnë qartë njerëzimin për çdo kërcënim të madh ekzistencial…”.

***
Për mua personalisht “Laudato…” është një material i çmuar, qëkur “botëkuptimi” i Papës rreth ngrohjes globale, interesimi i tij për shkencat, pastaj intrepretimi i gjetjeve dhe i studimeve shkencore për ta adresuar problemin akut të ndryshimeve klimatike të planetit, askund tjetër s’do më bëhej i njohur më drejpërdrejtë sesa aty.
Për mua “letra” e Papës është një apel humanistik, apel i jashtëzakonshëm, ai u bën thirrje njerëzve të mbarë planetit, pa dallim feje për “veprim” që ta shpëtojnë shtëpinë e përbashkët (planetin). S’është fjala për ndonjë qasje holistike, ai në Laudato… flet qartë për të gjitha problemet, i prek pakashumë të gjitha sferat problematike, madje flet dhe për “kulturën e hedhurinave” (të mbeturinave, qoftë aso konsumerike, qoftë në shkallë industriale). Ose psh. teksti që hodha fare lart si “citat”, ai i kritikon madje dhe “mediat sociale” qofshin Fb e këso, pasi ndikojnë në izolimin e njerëzve dhe sjellin “defekte” në funksionimin e tyre social.
Gjithsesi, veç e thamë, nga ana tjetër pa mediat sociale as organizimi dhe koordinimi i protestave të “Rebelëve të Zhdukjes” në 56 vende të botës ndoshta s’do ishte i mundur aq lehtë e shpejtë.

Natyrisht, kishte dhe aso që e patën “kritikuar” tekstin e tij, madje nga vetë radhët e Kishës, psh. Kardinali australian Xhorxh Pell – “Kisha s’ka ekspertizë të veçantë në çështjet shkencore… Kisha s’ka asnjë mandat nga Zoti që t’përzihet apo të flet për çështjet e shkencës. Ne besojmë në autonominë e shkencës“.

Sipas meje Kardinali Pell pakëz sikur ia ka huqur thelbit, Papa s’është shkencëtar, e saktë por ai është humanist. Me ndjenjën e humanizmit ai thjesht i ka rrahur çështjet urgjente të “shtëpisë së përbashkët”, 100% i ndërgjegjshëm dhe me moralin më të kulluar. Sikur ta kishin gjithë shkencëtarët e botës “peshoren moralistike” të Papës, sot s’do i kishim lloj-lloj armësh të tmerrshme bërthamore (thjesht si shembull). Madje s’e kemi idenë ç’do bëjmë me to, të zbërthehen mbeturinat radioaktive duhen qindra-mijëra vite, izolimi i tyre është sadopak i sigurt nëse i deponojmë thellë diku në tokë, duke i mbështjellur a mbuluar me ndonjë “jorgan të trashë betoni”, për t’i vënë në gjumin dimëror, të gjatë pothuaj sa vetë amshimi… Kahdo të rrotullohet flasim për ndotjen afatgjatë të planetit (të gjithëve na kujtohen dështimet, psh. katastrofa nukleare dhe sarkofagu çernobilian).
S’është se jam duke “kritikuar” Kardinalin, as duke “mbrojtur” Papën, por thjesht si opinion. Sipas meje, para se ta “kritikonte” qasjen e Papës, Kardinali Pell ta kishte menduar pakëz dhe anën tjetër, faktin që, për fat të keq vetë bota e shkencës është mjaft kontradiktore, edhe shkencëtarët vetëm “njerëz” janë, s’janë të gjithë engjëj as ata, edhe atyre iu duhet ta shesin “prap**…”, ka lloj-lloj boss-ash, lloj-lloj padronësh, varet në shërbim të kujt janë.

(jam dhe vetë duke shkruar një lloj “letre”, anise kuptohet jo në “stilin” e Papës, s’di nëse bëhen 180 faqe (si letra e tij) apo vetëm 100 faqe, diç si dromca filozofike rreth energjitikave, rreth automobilstikave, rreth NASA-politikave, por dhe rreth qindra miliona viteve të dino-dinastive, për qindra-miliona vjet planeti s’qe “ankuar”, ia doli t’i ushqente madje dhe dinosaurët gjigantë, s’e kemi idenë… ndoshta me miliarda dinosaurë, ata i paten qindra miliona vitet e sundimit të tyre, fajet i pati ai meteori… përndryshe s’qe ankuar kush (duhet patur parasysh, qindra-miliona vite s’jane disa-mijëra vite,  pra ka shuuuuuumë dallim : ) pastaj erdhi para-njeriu, eci dhe ai gjatë, evolucioni s’e pati aspak të lehtë që ta bënte “njeri” (në rregull… sipas religjioneve njeriun e pati krijuar Zoti, dhe se darvinizmi teorik është nonsens – ama sipas shkencës evolucioni di t’jetë mjaft këmbëngulës, shkenca insiston se për krijimin e “jetës” – nga një-qelizorët e deri tek “njeriu” – evolucionit iu deshën madje miliarda vite), gjatë 2-3 shekujve të fundit njeriu e shpiku tekno-volucionin e vet, 1 shekull dizel-izim… dhe tani ka ndërmend të kthehet në “super-njeri” (superman) duke ndërtuar raketa qoftë dhe privatisht, sepse pinjollëve të fordist-ëve e të shell-istëve shekullor ndoshta u duhet “Plani B”, meqë e shpenzuan planetin tani duhet shpërngulur në Mars etj etj – thjesht pra si dromca filozofike, nonsens : )

“Laudato si’ – vers. anglisht mund të shkarkohet këtu:
http://w2.vatican.va/content/dam/francesco/pdf/encyclicals/documents/papa-francesco_20150524_enciclica-laudato-si_en.pdf