Kosova 100 ditë pa qeveri – pak “ngushëllim”!

(sg – ap, janar 2020)

…gazetat, gazetarët (ndoshta dhe pseudo-gazetarët : ) thonë se as 100 ditë pas zgjedhjeve kosovarët s’ia dilkan ta “ujdisin” qeverinë – hm, keq nëse zvarriten mosmarrëveshjet me muaj e muaj, mirëpo ja që 100 ditë s’është ndonjë rekord… në v. 2010-11 Belgjikës i qenë nevojitur gjithsej 541 ditë “negociata”, dhe nëse kihet parasysh që Brukseli na shtirej gjoja si “kryeqytet” i Evropes, i shitej botës gjoja si “kryeqytet-model” per EU-politikat e avancuara, nga ana tjetër ia patën kaluar dhe partive kamboxhiane për “prapangelje e mosmarrëveshje” – më në fund një koalicion qeveritar qe emëruar pas gjithsej 541 ditësh negociata dhe pas 589 ditëve shteterore duke funksionuar pa qeverinë – unë madje pata bërë shaka duke thënë nëse “belgët” funksionuakan dhe pa qeverisje, atëherë padyshim as EU s’duhet shpenzuar kot për gjithë ato rrogash byrokratike, psh. disa parti holandeze nuk e përdorin “EU” por shprehen “byrokratët e Brukselit” (sidomos kur debatet nxehen në kuvend : )