Coronavirus – Ruajtja e distancës!

(sg – ap, 6 pr 2020)
…ruajtjen e distances (të përcaktuar nga masat… rreth pandemisë) afërmendsh se duhet RESPEKTUAR seriozisht – në fakt s’ka dhe aq dallim nga respekti i zakonshëm që kemi për “hapësirën personale” (apo dhe atë “sociale”) të individit – “hapësira personale” është zona rreth individëve që ata psikologjikisht e konsiderojnë si të tyre, të cilën hapësirë njerëzit s’duhet ta cenojnë fizikisht, në mënyrë që ata të ndjehen të qetë dhe të sigurt…

shtojcë:
ndërkohë pashë një video në Twitter, postuar nga Berat Buzhala, ku politikani Kadri Veseli gjatë një vizite diku i shtrëngonte dorën secilit (në një fshat, nëse s’gabohem), disa prej tyre shiheshin me maska por s’mund t’ia “refuzonin” dorën…