Julius Kronberg – Hipatia (e Aleksandrise), 1889

Julius Kronberg (1850-1921) – Hipatia, 1889

Julius Kronberg (1850-1921) – Hipatia, 1889

Përrallat duhet të mësohen si përralla, mitet si mite dhe mrekullitë si fantazi poetike. T’ia mësosh dikujt bestytnitë si të vërteta është gjëja më e tmerrshme. Mendja e një fëmije i pranon dhe i beson ato, dhe vetëm nëpërmjet dhimbjes së madhe dhe ndoshta tragjedisë mund të lirohet pastaj prej tyre.” – Hipatia e Aleksandrisë (~370-415 e.s.)

Dikush që ia del të ndikojë në mendimin e kohës së vet, i ndikon dhe kohët që pasojnë. Meqë (padyshim) i ka bërë “përshtypje” vetë përjetësisë.” – Hipatia e Aleksandrisë (~370-415 e.s.)

Rachel Weisz, në rolin si Hipatia e Aleksandrisë (~370-415 e.s.) në filmin Agora, 2009
[ në “Agora” (bazuar në të dhënat reale, siç njihen) Hipatia i studion të metat e sistemit gjeocentrik-ptolemaik dhe modelin heliocentrik i cili dmth. e sfidon gjeocentrizmin ]

Pas vdekjes së Hipatisë shkenca e matematikës ngeli në vend për shumë shekuj të gjatë… asnjë progres i mëtejshëm nuk është bërë në shkencat matematikore nga baza e mësimeve të Hipatisë, deri në kohën e Njutnit, Laibnicit, Dekartit, më shumë se dymbëdhjetë shekuj më vonë.” – H. Mozans (pseudonim i John Augustine Zahm)

…biblioteka e Aleksandrisë dhe qe themeluar nga gjenerali i Aleksandrit të Madh, Ptolemeu I, atëbotë qendrat e artit, muzeumet e bibliotekat ishin diç si “musis sacrum”, u dedikoheshin muzave – rreth fundshek. IV të e.s. në Aleksandri, Egjipti Ptolemaik, Hipatia do bëhej krenaria e shkencës dhe e filozofisë, “profesoresha” e vetme (post akademik që deri atëherë mund ta gëzonin vetëm meshkujt), qe bërë “avangardistja” e filozofisë antike, pararoja intelektuale e Shkollës Platonike, matematikane e shquar, e respektuar pra dhe në fushën e filozofisë e të astronomisë…
(sguraziu)