Norman Dubie – Përvjetor i Fizikës së Errët

Norman Dubie

PËRVJETOR I FIZIKËS SË ERRËT
Norman Dubie [ 1945, ShBA ]

Deti Baltik ngriu në vitin 1307. Zogjtë fluturuan
nga Mesdheu drejt veriut në fillim të Janarit.
Kishte stuhi meteorësh aneskaj Evropës.

Në ditën e parë të Kreshmës
Dy fëmijë i morën jetën vetvetes:
Trupat e tyre qenë qepur në lëkurë dhie
Dhe qenë tërhequr nga kali i xhelatit
Tre milje më poshtë detit.
Do kishin nga një varr të thjeshtë në rërë.

Të Dielën pasuese, Esnaf Ekharti
Klithi se i qe shpalosur një
Fjalë sekrete. Ai predikoi
Që Maria Magdalena po
Kërkonte një burrë të vdekur në varr
Por, në hutimin e saj, i gjeti
Vetëm dy engjëj tek qeshnin…

Kjo ishte rrjedhojë e pastërtisë së saj

Dhe pikëllimi i saj shumë njerëzor.
Deti Baltik
ngriu dhe në vitin 1303 –
Asgjë s’ndodhi që t’ishte e denjë për poezi.

– – –
© N. Dubie – Burimi: The Mercy Seat… (Copper Canyon Press, 2001) – via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2020