Pashkët (festë fetare)

Pashkët (festë fetare, në vitin liturgjik një festë e rëndësishme, kremtimi më i madh) – për besimtarët e krishterë Jezu Krishti qe ringjallur pas kryqëzimit të tij, pra kremtohet ringjallja e Krishtit që pati ndodhur 3 ditë pas vdekjes në kryq (në akord me Besëlidhjen e Re – pjesa e dytë e Bibles) – Pashkët paraprihen nga një fazë 40-ditore (përgatitore) e agjërimit dhe përkorimit (Kreshme), java para Pashkëve quhet Java e Shenjtë, festa zgjatë 2 ditë, festohet të Dielën dhe të Hënën, në kalendar festa çdo vit bie mes 22 Marsit dhe 25 Prillit, të Dielën e parë (dhe të Hënën), pas Hënës së plotë dhe pas fillimit të pranverës.

Historikisht, Pashkët e krishtera janë të ndërlidhura me Pashkët hebraike (hebrenjtë e festojnë çlirimin e popullit nga robëria, nën prirjen e Moisiut, dmth. çlirimin nga Egjipti, nga zgjedha e tiranisë faraonike), termi “Pashkë” nënkupton “kalimin” (nga një fazë në tjetrën), për hebrenjtë në kuptimin e kalimit nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja fizike në “jetën e amshuar” (shpirtërore).
(sg – ap, prill 2020)