“Kalkulatorët”, thelbi i të gjitha problemeve!

…llogarit, calculate, calculez, kalkulo… çfarë turpi, bota na e imponon të llogarisim gjithçka, dikur madje dhe e dashura ime ishte një “llogaritëse” (punonte në sektorin e financave, pra lirisht mund t’supozoni se dinte gjithçka për “kalkulatorët”), gjithashtu e di fort mirë se bota është e bukur, njerëzit gjithmonë thonë “botë e mrekullueshme”, aq e vërtetë kjo, sepse bota vërtet është e bukur, sidoqoftë: bota mund t’ishte shumë herë më e bukur pa “kalkulatoret”…

…tingëllon kjo si thënie kalamajsh, utopistike, jorealistike, por është një vërtetësi e thjeshtë, është njësoj si të thuash “bota do t’ishte shumë më mirë pa luftrat”, pikërisht këtë e idealizonte John Lennon dikur, apo jo, duhet thënë tani se John Lenon ishte një “kalama”? – të gjithë e njohim këtë të vërtetë, askush s’e mohon që bota do t’ishte pothuaj ideale pa luftrat, imagjino një botë pa kostot e armatimit (do këndonte John Lennon, ndjesë pastë – e patën vrarë të ngratin, ndoshta pikërisht për inat të “idealizmit” artistik), imagjino një botë pa kostot e tankseve, pa kostot e anijeve, të avionëve, të kamionëve, të aeroplanbartseve monstruoze, pa kostot e mijëra bombave bërthamore etj etj. – në fakt, shikuar në thelb të problematikës, mbase të gjitha luftërat vijnë për SHKAK të kësaj gjëje të thjeshtë që ia themi “llogaritje”, aq e thjeshtë është… s’kërkohet t’jesh profesor universiteti dhe as filozof i famshëm për t’i kuptuar “kalkulatorët”, e dashura ime dikur s’ishte as profesoreshë as filozofe por dinte gjithçka rreth llogaritjeve : )
(sguraziu – ap, maj 2020)