Censura Kineze në Internet [ Google vs. Baidu ]

…se kinezët e filterojnë anën përmbajtësore të “Internetit perëndimor” s’është ndonjë çudi as sekret, të gjithë e njohin censurën e “kuqe” të Kinës, ama pasi lexova një diçka… më shkoi mendja ta provoj vetë, why not, pse t’mos e verifikoj vetë, pasi aq e lehtë : )
…njësoj siç është dhe Google (për amerikanët, për evropianët e për pjesën tjetër të botës), Baidu është makina gjigante e kërkimit për kinezët, qarkullimi i Baidu për 2017 ishte mbi 80 miliardë dollarë (ose aq përafërsisht), dhe i ka ndoshta mbi 50.000 punonjës, njëkohësisht kërkova për t’njëjtën gjë në Baidu dhe në Google (ta zëmë se më duhen info rreth protestave nëpër sheshe – le t’themi se jam një gazetar dhe më duhen info), shënova “tiananmen square protest”, Google sakaq m’i hodhi gjërat, nuk i “fshihte” as tankset as infot relevante, ndërsa makina kineze u vonua nja 20-30 sekonda (natyrisht, i duhet ca kohë që të “analizohet” subjekti i kërkimit), pastaj m’i hodhi ca foto të festave e të paradave… tankse hiç se hiç, por as histori, as trazira, as protesta, asgjë “protestuese”, historia paqësore dhe festive, e tashmja e qetë, e kaluara e qetë, gjithçka okidoki në sheshin grandioz : )
(sguraziu – ap, j 2021)

[ pa le që mund ta “testoni” dhe vetë ]