Telegrafi bregdetar i Batavisë (Holandës), v. 1799

S. Guraziu – Ars Poetica, M 2018 (Koment)

Kur anglezët ia paskan mësyer bregdetit holandez në vitin 1799, falë këtyre shtyllave telegrafike, koha e zbarkimit të tyre paska qenë e njohur saktë në Hagë.

Nuk paskam ditur për këtë, tek sot i mësova detajet… derisa po shihja ndër materialet e vjetra të Rijksmuseum, Amsterdam (- Bataafse kusttelegraaf, Ca. 1799-1800).
Nën kërcënimin e një lufte me Anglinë, sinjalet e flamurit (ose mënyra e vjetër e sinjalizimit) atëbotë qenkan zëvendësuar me sinjale nga shtylla telegrafike montuar përgjatë bregdetit. Mbase telegrafi bregdetar paska mundësuar dërgimin e mesazheve në mënyrë më efektive. Dmth. kjo teknologji komunikuese qenka zhvilluar për përcjelljen e mesazheve më të shpejta, më komplekse ose dhe më të avancuara. Qenkan përdorur llamba e fenerë për t’i “sinjalizuar” kodet fikse (të paradefinuara) në një distancë prej rreth 8 kilometrash, sinjale që do t’i kapte telegrafi i atjeshëm i radhës, dhe i cili do t’i përcillte tutje.

Paska patur madje dhe një këngë popullore për “telegrafin bregdetar” (volkslied).

Mua teksti ma ngjalli buzëqeshjen, nëse s’gabohem kënga e vjetër holandeze në hyrje flet për “francezin e kohëve të turbullta” (dmth. nuk mund t’i besohet francezit, çfarë s’kujtohet ai për keq (me fjalë të tjera, ujdisur tani nga unë – pasi duke e njohur historinë e “dhimbjes”, jo me të gjitha vegëzat e detajet… por ashtu në vija të trasha), as vetë djalli s’e ka idenë ku mund t’i shkojë mendja francezit 🙂

(batavët janë holandezët e vjetër, p.sh. kryeqyteti i Indonezisë Jakarta, quhej Batavia për më shumë se 300 vjet, sa Indonezia ishte koloni e Holandës – emri vjen nga “batavi”, fis germanik, paraardhësit e popullit holandez)