Kujdes (!) në shtëpinë e shkrimtarit

(sguraziu – ap, t 21 – ky posteri m’u duk fort i saktë : )

…kujdes (!) në shtëpinë e shkrimtarit, mund t’jetë në punë e sipër… duke shkruar, ose në gjumë pas natës së gjatë kreative, i droguar nga kafeina “balzakiane” (kronikat thonë se Balzaku pinte kafe me bokall, dhe ashtu e sfidonte gjumësinë, sytë e tij gjithmonë kokërr), njësoj si pagjumësia e rëndë është dhe krijimtaria, procesi i të shkruarit është rraskapitës, sa psiko-mendërisht po aq dhe fizikisht, sepse duhet lodhur mendjen, duhet shkrirë mend, pa le që shkrimtarët fare lehtë mund të shtangen në formë të germës “Z”, dmth. nga të ulurit gjaaaaaaaatë në karrige, pra nëse ke ardhur për vizitë respektoje qetësinë dhe rregullat e shtëpisë së tij, mund t’rrish… por i heshtur, i pa fjalë, i pa zhurmë, i pa zë… dhe mos u anko, përndryshe gjithçka që thua ose bën mund t’përdoret kundër teje në librat e radhës : )

– – –
do not disturb, writer at work, be silent, speechless, noiseless, soundless, voiceless… and don’t complain, anything you say or do will be used against you… : )