Cornell Uni. Library – Qasje Falas, mbi 1 Milion artikuj!

Cornell University Library

S. Guraziu – Ars Poetica, Shkurt 2015

Qasje falas në më shumë se 1,013,470 depozitime shkencore… pa ju “zënë” as vend as pa ju kushtuar 1 cent.
[ aktualizim: tani qenka afro 1 milion e gjysmë – 1,451,470 ]

Para rreth 1 muaji, e-Biblio e quajtur “arXiv” e Cornell University pati një lloj celebrimi (si “milestone”) për dokumentin e 1 miliontë, por është për t’u habitur që vetëm pas 1 muaji… i janë shtuar dhe afro 13.500 dokumente të tjera!

Libraria e Cornell University nuk është e vetmja, natyrisht, sot të gjitha universitetet e botës ofrojnë njëfarëlloj katalogu institucional, por (me sa di une!) “arXive” është i vetmi arkiv si projekt i veçantë i këtyre përmasave. Që nga 2004 (nga kur di për të, anise ishte në linjë që nga 1992) për mua është “çudia” më e respektuar e gjithë botës akademike-shkencore, dhe më e levërdishmja – sepse totalisht FALAS, gjithmonë e freskët, e aktualizuar, kurrë “down”… Tamam si ajo kënga e yllit tashmë të mirënjohur, Rita Ora – this library “…will never let you down” 🙂

Dic si ilustrim i gjithë kësaj mrekullie:
për më pak se 1 muaj e gjysmë të 2015-ës (Janar – Shkurt), vetëm sa i përket “Quantum Physics”, janë depozituar jo më pak por 536 artikuj + 256 “cross-lists” nga e gjithë bota shkencore “quantum-iste”

Burim që absolutisht secili do duhej “ta ketë në shtëpi”, e sidomos institucionet shqiptare të dijes, shkollat e ndryshme, studentët… dhe prapë, sidomos sa i përket shkencave të Fizikës (me të gjitha degët e nëndegët e saj), të Matematikës, Shkencave Kompjuterike…

Adresa: http://arxiv.org

Cornell University Library

Cornell University Library