…ky djaloshi anglez na qenka stilist lulesh, diç si “floral designer”, i lulëzuaka gjërat që nuk “lulëzojnë”, psh. fustanet… qenka fort i zoti në “stilizimin” e fustaneve, sidomos të atyre të kuq, sidomos qenka i zoti me trëndafilat, apo mbase me gjithçka që i “ngjanë” të kuqes : )
…hm, vetë gjithmonë pata kujtuar se femrat janë më të zonja në këtë drejtim, sipas meje e natyrshme që femrat t’jenë disa herë më eksperte me lulet (sesa meshkujt), mirëpo ky djaloshi ua kaluaka, okidoki, pse jo – në faqen e tij thuhej se është i specializuar në dizajnimin e flora-stileve për dasmat, për festimet, eventet private të VIP-ave dhe të klienteles së korporatave (e qartë, përndryshe nga biznesi me varfanjakët do t’ngelej pa bukë)…
…fotoja majtas duhet të jetë diç si kulmi i reklamës së zotësisë (me sa kuptova fustani nuk qenka dizajn i “tij”, por vetëm lulet e “ngjitura” mbi një fustan, ose mbi diç që mund të ketë qenë si “fustan” – dmth. me ngjitjen e luleve reale mbi “fanelat” transparente të natës, ose veshja e një fustani ekzistent me lule, i bie se paskemi 2 herë “dizajn” fustanesk, mrekullia vetë : )
…gjithsesi them se fotot në finalizimin gjithmonë “preken” pakëz dhe me magjinë e Photoshop (psh. fotoja djathtas ende s’e ka “magjinë”, sepse ende s’është finalizuar…
(sg – ap, shtator 2018)

