Edward Burne-Jones – Magjepsja e magjistarit Merlin, 1874

Kjo pikturë e Burne-Jones (e që në mendje mua gjithnjë më “ngatërrohet” me figurën e Dante Aligierit, dhe me muzën e tij, me Beatriçen e bukur, s’e kam idenë “përse” : ) ishte frymëzim nga përrallat ose nga “legjendat Arturiane”.
Bazuar në të dhënat e Liverpool Museums, në legjendat e Mbretit Artur, artisti Burne-Jones mjaft shpesh e gjente frymëzimin dhe subjektet për artin e vet.
Piktura e paraqet magjistarin Merlin të dashuruar në Nimën (ose Nimianën), këtu tek ajo e magjeps me pasionin për ta mësuar artin e magjisë, sipas “temës pikturale” ajo tani është duke “ushtruar” artin e vënies në gjumë, dmth. tani duke e vënë në gjumë vetë magjistarin Merlin.
(sg – ap, sh 2018)

Edward Burne-Jones (1833-1898) – Magjepsja e magjistarit Merlin, 1874