Gunter Sachs (1932-2011) – 4 Stinët (Claudia Schiffer), 1991
(modeli i famshëm gjerman, Claudia Schiffer, si model për fotot e Sachs)

(s. guraziu – ars poetica, 2018)
Në v. 1966 (vetëm disa javë pasi qenë takuar) Sachs do martohej me Brigitte Bardot (aktorja e mirënjohur dhe modeli francez qe bërë gruaja e tij e 2-të), martesa “franko-gjermane” do përfundonte 3 vite më vonë. U deshën vetëm disa muaj pas ndarjes me Bardot, dhe Sachs do martohej rishtas, kësaj radhe me Mirja Larsson, modele suedeze.
Për fat të mirë martesa “gjermano-suedeze” tashmë do zgjaste deri në vdekjen e tij. Suedezja Larsson e kishte gjetur burrin e ëndrrave dhe nuk e pengonte e kaluara e tij. Në v. 2011, për arsye serioze shëndetësore, meqë shëndeti i tij qe përkeqësuar tepër, Sachs e pati parë të udhës të bënte vetëvrasje.
***
Gunter Sachs – magnati i kompanisë Opel (rreth kësaj s’e di saktë… por ishte pronar i disa segmenteve të kompanisë gjermane Opel), përveç i pasur ishte dhe fotograf, si dhe koleksionist i artit. Koleksioni i tij përfshinte vepra të modernistëve si Kandinsky, Magritte, Francis Bacon, Max Ernst, Andy Warhol, Roy Lichtenstein dhe Tom Wesselmann. Nga v.1965-1972, Sachs do e drejtonte dhe Muzeun e Artit Modern në Mynih.
***
[ …në historinë e “trëndafilave” bota njeh lloj-lloj storiesh e rekordesh. Bie fjala ai Gunteri i pasur (ai pronari i kompanisë gjermane Opel) s’kishte durim si Pikaso. Ky zotëria gjerman, vetëm një ditë pasi qe takuar me yllin francez Brigitte Bardot, e pati nisur një helikopter mbi shtëpinë e saj dhe e pati mbuluar me mijëra trëndafilash të kuq. Thjesht ashtu i pati derdhur nga qielli mbi shtëpinë, dëshmitarët thonë se e pati skuqur madje dhe oborrin.
Siç pati bërë ky gjermani s’qe kujtuar madje as vetë Amori i mitologjikave, as vetë Zeusi kur e pati mashtruar Europen, asnjë i dashur i Afërdites… edhe pse të gjithë endeshin qiellit (si hyjnorë që ishin), edhe pse mund t’i ujdisnin trëndafilat me një mbyllje qepalle.
Dy muaj më vonë Brigitte i pati thënë “po”. Pra ky pasaniku gjerman s’na ishte vetëm i pasur, por dhe fare origjinal e kreativ, i pati shkurtuar gjërat, s’pati qenë nevoja të “priste” 6 muaj, secilën ditë ik-e-eja, herë nga Shkupi e herë nga Peja, me1 trëndafil në dorë.
E qartë, frymëzimet dhe ekzekutimet trëndafileske mund t’jenë të ndryshme, na ndodhë herë me helikopter e herë me trokitje si varfanjak në derë. Ama rëndësi ka ajo “simbolika valentineske”… ]
[ fragment nga: Pikaso-valentiniani, dhe Zhaklina e “400 portreteve”! – S. Guraziu – Ars Poetica, 2018 ]
Gunter Sachs dhe Brigitte Bardot, disa foto nga Interneti…

