Absurdi i digjitalizmit, kopje-pasqyrimi i imazheve virtuale dhe “guglizmi”!

(sguraziu – ap, shk 22)

…nga njëra anë i publikojnë me miliarda foto brenda ditës, në mos me triliona, dhe pastaj “google” aty për aty na tregon edhe sa miliarda herë është kopjuar e njëjta foto, duke na i servirur + miliarda të tjera si kopje (madje dhe adresat se kush i ka kopjuar) – ore ju “tregtarët e foto-shkrepjeve”, ju tregtarët e gjenialitetit digjital, çfarë desha t’ju “them” është:

në shek. XXI kur dhe iPhonat në xhepin tonë i shkrepin me kuadriljona foto, pastaj pa na pyetur mirëfilli i shpërndajnë fotot tona në iCloud për t’i “ushqyer” makinat e AI dhe Big Data Clusters (të Apple, NVIDIA, Google, NSA, CIA, Adobe, Facebook… etj., gjoja për studime dhe avancime të AI, nga korporatat), O MOS I PUBLIKONI FARE (do isha dakord me 475 € si çmim për 1 cklick tuajin), O MOS MË LODHNI me “ndalesat rreptësisht” të përdorimit aty-ketu të kopjeve në blog-faqen time… të miliarda kopjeve që i reklamoni ju vetë, që na i servirni ju vetë (pasqyrime të të njëjtit imazh, virtualisht, pa qenë madje fare “pasqyrim” realisht, por vizëllima me pixels, njësoj si të “pasqyroheshin” imazhet e ëndrrave të mia : )

fotoja ngjitur (si shembull i gjenialitetit digjital të gettyimages): skitarja kosovare Kiana Kryeziu gjatë garës Slalom i Madh për Femra – Lojërat Olimpike Dimërore 2022, në Qendrën Kombëtare të Skijimit, Yanqing, Kinë – 7 Shkurt 2022