Vision Mercedes-Maybach 6, 2016 by G. Wagener

Vision Mercedes-Maybach 6, 2016 by Gorden Wagener (CDO – Chief Design Officer, Mercedes-Benz Group)

A reinterpretation of classic, aesthetic principles / Following the Mercedes-Benz design philosophy of sensual purity

 

 

[ Dizajni si “bipolaritet” i ndjesisë kreative dhe i inteligjencës ]
S. Guraziu – Ars Poetica, Dhjetor 2023

Nëse përsosmëria është themeli i trashëgimisë sonë, tani teknologjia dhe avancimet tona e përndezin ardhmërinë” – shprehet Gorden Wagener, Kryedizajneri i Grupit Mercedes-Benz. “Filozofia jonë e dizajnit është Pastërtia Sensuale; një bipolaritet i ndjesisë kreative dhe i inteligjencës. Ne dizajnerët e Mercedes-Benz u qasemi ambicieve tona me këtë filozofi të dizajnit. Ne e ripërcaktojmë, e ridefinojmë veten në mënyrë konstante, për ta arritur të jashtëzakonshmen – ne e quajmë këtë X-Factor” – (Gorden Wagener, CDO – Chief Design Officer, Mercedes-Benz Group)

Studiot e dizajnit të Mercedes-Benz, me vizionin e tyre i sjellin impulset e reja të luksozitetit, dhe kështu për klientët plotësohen dëshirat e dimensionit estetik dhe parapritjet e të jashtëzakonshmes. Dizajnerët e Mercedes-Benz e kanë një vend “mitik”, ku vizioni bëhet realitet. Ata thonë “mirësevjen në kozmosin e kreativitetit, mirësevjen në botën e jashtëbotshme” (gjoja diç si botë “alienike” – qëkur dizajnerët thuase jetojnë diku në futurizëm, në kërkim të ideve dhe risive kreative sikur janë të shtrënguar të shohin gjëra dhe vizione që askush s’i sheh, sikur vërdallen horizonteve të parakohës, si avangardistë të kohës së tyre… andaj pandehin se janë paksa të përtejbotshëm, dmth. diç si krijesa artistike-alienike : )

Selia e dizajnerëve të Mercedes-Benz është në Sindelfingen, Gjermani. Por nga aty i drejtojnë dhe 3 Qendra Ndërkombëtare të Dizajnit (të ashtuquajtura, IDC – International Design Centers). Tri studiot tjera të dizajnit (nën mbikqyrjen e Sindelfingen) janë IDC Carlsbad, IDC Nice, IDC Shanghai. Këto studio të dizajnit të avancuar, duke qenë prezente në 3 kontinentet, i “ndiejnë” dhe i përcjellin vazhdimisht vibracionet e kulturave globale, kreativitetin dhe inovacionin. Nga studiot “pritet” t’i transformojnë impulset globale në dizajnin magjepsës për produktet e Mercedes Benz, si dhe për vizionet e luksozitetit të ardhmërisë.