GJATË HËNËS SË PLOTË
Ester Naomi Perquin [1980, Holandë]
Mund ta shoh atë, siluetë e
një burri në dritaren e banjos.
Merret me diç në atë dritë.
I lyen me sapun nofullat
dhe pastaj me një brisk
e rruan ujkun nga fytyra e vet.
– – –
© 2007, E. N. Perquin – Burimi: Servetten halfstok, Publikues: Van Oorschot, Amsterdam, 2007
© Nga holandishtja: S. Guraziu – Ars Poetica, 2013