Maya Angelou – Zgjimi në Nju Jork

ZGJIMI NË NJU JORK
Maya Angelou [ 1928-2014, ShBA ]

Perdet e sforcojnë vullnetin
kundër erës, fëmijët në gjumë,
i shkëmbejnë ëndrrat me
engjëllin Serafim*. Qyteti
e bart vetëzgjimin e vet
trakave të metrosë; dhe
unë, një alarm, zgjuar si një
thashetheme e luftës,
gënjeshtër që shtriqet në agim,
e papyetur dhe e shpërfillur

– – –
© 1983 M. Angelou – Burimi: The Complete Collected Poems of Maya Angelou (1994), via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2015

 

– – –

* Serafim – sipas besimit tradicional të krishterë, qenie engjëllore që i përket rendit më të lartë të hierarkisë nëntë-palëshe qiellore, qenie që përfaqësojnë ose që janë të lidhura me dritën, zjarrin dhe pastërtinë. Derisa Serafimët janë rendi më i lartë, Engjëjt (e zakonshëm) janë rendi më i ulët, të cilët kryesisht dërgohen si lajmëtarë për njerëzimin dhe janë të ngarkuar me detyrat e punërat rreth qenieve të gjalla. Brenda kësaj kategorie (engjëjsh të rëndomtë) ka shumë lloje të ndryshme, me funksione të ndryshme, këtu hyjnë dhe engjëjt personalë (kujdestarë), të cilët sipas besimit i janë caktuar çdosecilës qenie njerëzore, qoftë e krishterë apo jo. Mbi engjëjt e rëndomtë është rendi në vete i hierarkisë, Kryeengjëjt (mbase “oficerët dhe gradat e tyre sipas rangut” do ishte sadopak një lloj krahasimi funksional, dhe dmth. duke qenë përherë superiorë të engjëjve të zakonshëm, pavarësisht “gradës” që mund të kenë brenda rangut).
(sguraziu)

Grafika: Nate Hallinan – Seraphim (Digital Art – Fantasy Art)