Mark Strand – Duke Ruajtur Tërësinë

DUKE RUAJTUR TËRËSINË
Mark Strand [ 1934-2014, ShBA ]

Në një fushë
jam unë joprezenca e fushës.
Është gjithmonë kështu.
Kudo që ndodhem,
jam unë çfarë mungon.

Gjatë ecjes
ajri çahet në dysh
dhe gjithmonë ajri lëviz
për t’i mbushur hapësirat
ku ishte trupi im.

Të gjithë i kemi arsyet
për t’lëvizur.
Unë lëviz
për ta ruajtur tërësinë e gjërave.

– – –
© 1979, 1980 M. Strand “Keeping Things Whole” from Selected Poems (Alfred A. Knopf, 2002) – via Poetry Foundation, USA
© Për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2015