Disa gjëra nga “Spiegel” sot, 4 Mars 2022

“Spiegel” e Gjermanisë, sot në orën 13, në hyrje të artikullit nga Fritz Schaap, Konstantin von Hammerstein dhe Markus Becker, e kishte ngjitur këtë foto (shkrepur nga Serhii Nuzhnenko), me diçiturën: “Mbetjet e automjeteve ushtarake ruse pranë Kievit: Gabime të mahnitshme strategjike”.

…raportuesit gjermanë mahniten me “gabimet strategjike” të ushtrisë ruse, thonë se rusët për sulmet ajrore kishin lista të detajuara të ekzekutimeve, por asnjëherë epërsi ajrore, dhe se java e parë e pushtimit rus u shënua nga kaosi logjistik dhe pati viktima të shumta. A do ketë tani një betejë të ndyrë për qytetet?

…e shkëputa dhe hartën rreth luftimeve, siç përditesohet nga “Spiegel”, Situata aktuale në Ukrainë – aktualizuar dje nga Rochan Consulting, Institute for the Study of War (dmth. Instituti për Studimin e Luftës)
– pikat blu janë qytetet ku është luftuar
– pikat e kuqe janë qytetet nën kontrollin rus
– zonat e hartës si “portokalli e çelur” paraqesin avancimin aktual të ushtrisë ruse