Eurostat – Statistika të ndryshme (Makinat, Pushimet 2020/2021

(të dhënat Eurostat Database – nga s. guraziu – g 22)

…si duket në Qipro dhe në Itali s’paska kush pa makinë, ose nëse 1 a 2% nuk paskan, kjo ndoshta sepse s’kanë dashur ta blejnë (ka ca njerëz thjesht nga “neglizhenca”, ose harrojnë, ose s’iu pëlqejnë makinat, s’kemi si ta dimë) – sidomos Italia fort “interesante” me statistikat e makinave, sepse gjithë ai shtet (imagjino mbi 50 milionë banorë) dhe Eurostat thotë se vetëm 2% s’kanë patur “mundësi” për makinë – mirëpo kur është fjala për pushim vjetor 1-javor, edhe në Qipro edhe në Itali popullsia sakaq nis e “varfërohet”, shifrat pastaj s’janë aq të mira (si për “makinat” : )

…sa për “makinat” e Shqipërisë, Eurostat ndoshta s’ka patur të dhëna të sakta (përndryshe do i kishin sistemuar në database), sidoqoftë me statistikat për “pushimet” Shqipëria s’i paska punët dhe aq mirë, na qenka e fundit në listën…

Eurostat 1 – Pushimet
(%) Përqindja e pamundësisë për ta përballuar 1 javë pushim vjetor larg shtëpisë (v. 2021)

Eurostat 2 – Makinat
(%) Përqindja e personave që s’mund t’i përballojnë shpenzimet për Makinë Personale (v. 2020)